Albi Mall Superliga e Kosovës rikthehet sërish sot (e shtunë) pas pauzës ndërkombëtare, me tri duele të forta që do të hapin xhiron e 27-të.

Në Suharekë, Ballkani do të jetë nikoqire e Dukagjinit ku të dy skuadrat do të synojnë vetëm për fitoren.


Dukagjini ka shtatë ndeshje radhazi pa rezultat pozitiv, ndërsa Ballkani në xhiron e kaluar u mposht nga Prishtina.

Një duel tjetër tejet i fortë është ai mes Llapit dhe Ferizajt në Podujevë.

Dy skuadrat që gjenden në pjesën e poshtme të tabelës, do të kërkojnë triumfin për të bërë një hap të madh në luftën për mbijetesë.

Ndërkohë në Hajvali, ekipi i promovuar këtë sezon në elitë Prishtina e Re, do të jetë nikoqire e Gjilanit.

Vendasit në këtë ndeshje vijnë me një seri prej pesë ndeshjesh rresht pa rezultat pozitiv, ndërsa edhe mysafirët xhiron e kaluar pësuan humbje në derbin e qytetit ndaj Dritës.

Të gjitha këto tri ndeshje është planifikuar të nisin me fillim nga ora 15:00./Telegrafi/

telegrafi sport app