Pas ditëve të nxehta me diell e temepratura të larta, në Kosovë janë rikthyer reshjet.

Që nga orët e pasditës ka filluar shiu në rajone të ndryshme të Kosovës, i cili ndonëse ka freskuar vendin ka bërë që edhe qarkullimi i automjeteve të vështirësohet.


66218051 2058825854424653 4199406820579606528 n

Ndërsa ditë më parë eksperti i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj, ka thënë për Telegrafin se temperaturat në vendin tonë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të nxehta, të cilat masa do të lëvizin dhe për këtë do të ketë reshje të dobëta shiu, si dhe breshër të intensitetit të dobët.

Siç tha Tahirsylaj, nga dita e premte deri të hënën nuk do të ketë të reshura atmosferike, mirëpo temperaturat minimale do të luhaten nga 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 28-32 gradë Celsius.

66624985 627469224415375 4530793023826558976 n

“Nga dita e hënë ka reshje të dobëta shiu por temperaturat do të jenë si në javën që po lëmë pas. Këto reshje kanë efekte pozitive në kushtet hidrike të tokës dhe përcillen tek nivelet e ujë-nxjerrësve për nevojat e qytetarëve”, ka thënë ndër të tjera eksperti i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj. /Telegrafi/

66681698 357777878217888 5031305074865864704 n 1