LAJMI I FUNDIT:

Rike Roçi flet për të dashurin dhe shumëçka rreth jetës

Rike Roçi flet për të dashurin dhe shumëçka rreth jetës

Dekolteja e zbuluar e Rikes ka marrë jo pak komente në rrjetet sociale, ndërsa mediat italiane kanë aluduar se Rikja në stadiumin e Marseilles ishte për një person në veçanti, Elseid Hysajn.

Por se cila është lidhja e ish-banores së “Big Brother Albania 6” me futbollistin e njohur, Rikja na e sqaron në këtë intervistë për “Summer Pages”.

“Tifozet më seksi të Europianit” është një titull që ka pushtuar të gjitha mediat. E prisje gjithë këtë vëmendje?


Nuk ishte me qëllim, e kam thënë shumë herë. Komentet nuk kanë qenë vetëm pozitive.

Në rrjetet sociale edhe je gjykuar keq. Ke një përgjigje për të gjithë ata që kanë komentuar negativisht?

Nuk më prekin fare komentet negative, pasi thjesht një kanatiere kisha. Nuk është asgjë skandaloze, femrat në Tiranë dalin më keq.

Ishe në stadium në ndeshjen me Rumaninë? Si ndihesh për fitoren?

Jo, nuk isha, pasi jam marrë me punë. Por e kam parë në televizor. Jam gëzuar shumë për golin e Sadikut.

Tashmë që fotoja jote ka dalë edhe në mediat ndërkombëtare, mendon që të jesh një nga mbështetëset kryesore të Kombëtares dhe t’i ndjekësh në çdo ndeshje?

Nëse do kem mundësinë, po.

rikja

Je fanse e Kombëtares apo e ndonjë prej futbollistëve në veçanti? Cili prej tyre është i preferuari yt?

Thjesht jam tifoze, nuk ka lidhje fare me futbollistët.

Aktualisht je ‘single’?

Jo, nuk jam vetëm.

Cili është mashkulli i ëndrrave të tua, të cilit nuk do mund t’i refuzoje një propozim për martesë?

Nuk ka lindur akoma (qesh).

Kush është djali me të cilin je lidhur? Është shqiptar?

Nuk mund të them asgjë për të.

Një shkrim i “Corriere della Sera” thotë se zemra jote rreh për Elseid Hysajn. Je e lidhur me të?

Jo, as nuk e njoh personalisht. Ky lajm më habit edhe mua. Nuk e di pse kanë shkruar kështu.

Po për krahasimin me Larissa Riquelme, si ndihesh?

Nuk e njoh. Do ta shoh në internet kur të kem kohë.

rikja2

U bënë kohë që nuk je aktive në showbiz­in shqiptar. Veçse je një nga tifozet më të nxehta të shqiptares, me çfarë angazhimesh të tjera merresh?

Nuk jam më në showbiz­in atje, sepse unë jetoj jashtë dhe nuk më intereson të rri atje. Punoj si fotomodele dhe kam një aktivitet timin.

Ke ndonjë plan konkret për t’u bërë pjesë e televizionit?

S’e di; kurrë mos thuaj kurrë.

Kush është sekreti i formave të tua bombastike?

Nuk kam sekret. Çdo gjë është nga natyra.

Ndërhyrje estetike apo operacione plastike, ke bërë apo je kundër?

Jo, nuk kam asnjë ndërhyrje, nuk kam nevojë./Gazeta Shqiptare

Në trend Magazina

Më shumë
Nuk ia lë shenjë zarfi i zi - G Bani eskalon sërish ndaj Valbona Mhillit

Nuk ia lë shenjë zarfi i zi - G Bani eskalon sërish ndaj Valbona Mhillit

Magazina
Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

Magazina
Nuk ia jep shapkat, Gjesti i revoltuar tërheq zvarrë tërë valixhen e Jozit: Vetë po më ngacmoni

Nuk ia jep shapkat, Gjesti i revoltuar tërheq zvarrë tërë valixhen e Jozit: Vetë po më ngacmoni

Magazina
“Edhe ta humbas jetën prej teje” - G Bani me akuza dhe ofendime të rënda ndaj Danjës

“Edhe ta humbas jetën prej teje” - G Bani me akuza dhe ofendime të rënda ndaj Danjës

Magazina
“Po të dua e lë pa ngrënë bukë”, Deklarata e fortë e Jozit për Gjestin: E bëj të qajë

“Po të dua e lë pa ngrënë bukë”, Deklarata e fortë e Jozit për Gjestin: E bëj të qajë

Magazina
“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur

“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur", Rovena Stefa publikon një video të vjetër të banores së BBVA

Magazina
Kalo në kategori