Rihanna shpallet humanistja e vitit (Foto)

Këngëtarja e njohu Rihanna, është përzgjedhur si humanistja e vitit nga Universiteti i Harvardit.
Të martën e ardhshme (1 mars) këngëtarja do të niset drejt kampusit të universitetit, për të marrë këtë çmim nga Peter J. Gomes.
“Rihanna ka ndërtuar një qendër të dashurisë për onkologji dhe mjekësi bërthamore për të diagnostifikuar dhe trajuar kancerin e gjirit në Spitalin Mbretëresha Elizabeth në Bridgetown, Barbados” tha S. Allen Counder, drejtori i Fondacionit të Harvard -it.
Ndërkohë, ky çmim i rëndësishëm nuk është i vetmi pë 29 vjeçaren, pasi vitin e kaluar ajo u shpërblye edhe me çmimin për vepër jetësore në MTV Music Awards, duke u bërë kështu një ndër këngëtaret më të vlerësuara. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
23/02/2017
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
































































