Rihanna pranon çmimin "Humanistja e vitit" nga Universiteti i Harvardit (Foto)
Këngëtarja Rihanna ka pranuar dje (e martë) çmimin "Humanistja e vitit" nga Universiteti i Harvardit.
Ky çmim i është ndarë këngëtares në kampusin e Universitetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Rihanna ka ndihmuar me bamirësi në vendin e saj të lindjes – Barbados, por edhe në Afrikë, transmeton Telegrafi.
"Nuk ka nevojë të jesh e famshme, e bukur, e edukuar, për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Ti vetëm bëje ndihmën tënde. Ndihmo një njeri dhe mos prit asgjë si kompensim”, ka thënë këngëtarja 29 vjeçare.

Ajo gjithashtu ka ndihmuar edhe studentët nga Karaibet për të vijuar shkollimin në Amerikë, ka ndihmuar në mjekësi dhe posedon aksione në "Global Partnership for Education and Global Citizen Project". /Telegrafi/

Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals








































