Rihanna, 20-vjeçare, dukej se dëshironte tё vazhdojё tё qëndrojё nё krah tё Brown, por pasi kishte dëgjuar miqtë dhe familjarët e saj, tё cilët kishin kërkuar ajo tё ndahet nga ai, kёngёtarja kishte vendosur t’i japë fund lidhjes.

“Rihanna vërtet mendonte se Chris ishte dashuria e jetës sё saj. Por, kur çdokush filloi ta vendosë nё pikëpyetje lidhjen e tyre, ajo shpërtheu nё lot dhe pa dёshirё ka pranuar se ata janë nё tё drejtë”, ka thёnё njё burim.

“Ajo thjesht nuk mund tё besojë se kjo përfundoi nё kёtё mёnyrё”, ka shtuar burimi.