Këngëtarja me famë botërore, Rihanna, ka deklaruar sërish se nuk është në lidhje, pavarësisht raportimeve të shumta për një lidhje të mundshme mes saj dhe reperit Drake.
Krijuesja e hitit “Work” ka treguar linjat e përsosura për revistën prestigjioze “Vogue” dhe thotë se me Draken ka vetëm lidhje miqësore, pavarësisht se një kohë ishin në lidhje dashurie.

28-vjeçarja për numrin e muajit prill të “Vogue” ka folur për turneun dhe angazhimet e saj.


“Orari im është shumë i ngjeshur kohëve të fundit. Sigurisht do të jetë sfidë kur të vendosi të jem në lidhje...por kam shpresa!”, ka thënë bukuroshja nga Barbadosi.

rihanna 1

rihanna 2