Në prag të shënimit të Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, sot u konstatua se ka ende raste të shumta të mos respektimit të të drejtave të njeriut në Kosovë pavarësisht avancimit të kornizës ligjore.
Ndër probleme të tjera janë paraqitur edhe në procesin e koordinimit ndërmjet institucioneve për përmirësimin ose fuqizimin e të drejtave të njeriut.
Zëvendësshefi i Zyrës së BE në Kosovë, Riccardo Serri tha se Qeveria e Kosovës duhet të ketë politika të mirëfillta dhe në strategjinë e re të saj duhet të jetë gjithëpërfshirëse për të drejtat e njeriut.
Serri tha se Qeveria dhe kuvendi duhet të ketë një rol më aktiv, ndërsa gjyqësori duhet të zbatojë legjislacionin.
“Zyrtarët kundër diskriminimit duhet të jenë të fuqizuar më shumë, në mënyrë që ata të jenë në gjendje t’i përmbushin rolet të cilat i kanë në mënyrë efektive. Ka shqetësime, ka brenga sidomos në mbrojtjen e grupeve ose të cenueshme të shoqërisë, kjo përfshinë edhe fëmijët, anëtarët e komuniteteve minoritare, LGBTI, të moshuarit. Pra, kujdesi institucional, i cili mungon. Edhe kjo ka të bëjë gjithashtu me të drejtat e njeriut për të mbështetur fëmijët të cilët jetojnë në kushte të rrugës, fëmijët me aftësi të kufizuara dhe gratë të cilat janë viktima të dhunës së bazuar në gjini”, tha Serri.
Avokati i Popullit, Hilmi Jashari me këtë rast tha se ka mungesë të koordinimit institucional dhe me shoqërinë civile për të gjeturat dhe shkeljet e të drejtave të njeriut.
Jashari shtoi se në Kosovë nuk ka asnjë rast që udhëheqësit dënohen për shkelje të ligjit.
“Në të tri shtyllat e shtetit, duke filluar nga pushteti legjislativ, pushteti ekzekutiv dhe ai gjyqësor kemi mangësi sistematike dhe këto pastaj afektojnë në të drejtat individuale që edhe e përkeqësojnë situatën pastaj ngase burimi është te të drejtat dhe problemet sistematike. Kur flasim për Kuvendin, ne në raportet tona kemi përmendur vazhdimisht mungesën e kontrollit parlamentar që do të duhej të ushtronte ky autoritet ndaj ekzekutivit. Nuk ka asnjë rast deri më sot që një udhëheqës i ekzekutivit është ndëshkuar për shkak të mos zbatimit të ligjeve apo për shkak të dështimit të përgjegjësive që ka pasur mbi bazën e autorizimeve ligjore”, deklaroi Jashari, raporton kp.
Sadete Demaj-Kajtazi, koordinatore e Zyrës për Qeverisje të Mirë në ZKM, tha se Kosova ka avancuar dukshëm legjislacionin në fushën e të drejtave të njeriut, por problemet ndodhin gjatë zbatimit të këtyre ligjeve.
Demaj-Kajtazi tha se Qeveria duhet t’i jep prioritet kësaj fushe, sepse ka probleme të natyrave të ndryshme.
“Jemi dëshmitarë se Kosova ka avancuar dukshëm kornizën ligjore dhe të politikave sa i përket mbrojtjes dhe zbatimit të të drejtave të njeriut, mirëpo në të gjitha raportet e progresit për vendin evidentohet se Kosova ka legjislacion mjaft të avancuar. Mirëpo problemet i hasim kur ndodhë zbatimi i tyre dhe pikërisht këto probleme tash duhet me i adresuar secili në kuadër të fushëveprimit dhe mandatit të vet. Gjithsesi ka probleme të natyrave të ndryshme, mirëpo ka edhe progres në fushën e adresimit dhe zbatimit të legjislacionit dhe politikave në fushën e të drejtave në njeriut”, theksoi Demaj-Kajtazi.
Rozafa Ukimeraj, sekretare e përgjithshme në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, tha se sfidë mbetet implementimi i ligjeve në fuqi.
Avokati i Popullit, Hilmi Jashari paralajmëroi se nesër shënohet Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, ku do të mbahet një marsh në Prishtinë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Arrestohet edhe një person i dyshuar për vrasjen e 48-vjeçarit në Kamëz
LSDM kërkon dorëheqjen e Taravarit dhe Klekovskit, pas gjendjes në Klinikën e Onkologjisë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës – me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova