54 persona të cilët gjatë ditës së djeshme u testuan për coronavirus dhe rezultuan negativ, janë liruar sot nga Qendra e Studentëve e cila është shndërruar në karantinë.

Ky grup i personave do të vazhdojë vetizolimin në shtëpitë e tyre.


Ky është grupi i katërt i të testuarve në katër ditët e fundit dhe prej 190 të gjithë rezultuan negativ.

92243197 220477936046987 7238359163347140608 n

Drejtori i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta, deklaroi se 230 persona gjithsej janë liruar pas testimit, derisa 400 persona janë duke qëndruar në karantinë.

“Fatmirësisht sot u liruan edhe 54 persona që kanë qëndruar për 14 ditë në karantinë. Të gjithë kanë rezultuar negativ pas testimit është një lajm i mirë. Numri i përgjithshëm që po qëndrojnë është 400, ndërsa 230 persona janë liruar”, tha Sfishta.

92216475 210635610243300 2488703092971798528 n

Ndërkaq sot pritet të testohen edhe rreth 70 persona të tjerë. Kështu kanë bërë të ditur për Telegrafin nga Ministria e Shëndetësisë.

Deri më tash në vendin tonë numri i të prekurëve ka arritur në 145, të shëruar janë 23 kurse 3 kanë humbur jetën. /Telegrafi/