Rezultati i dialogut me Serbinë varet nga përgatitjet që bëjnë palët në këtë proces. Njohësit e negocimit ndërkombëtar dhe politikave në vend thonë se Kosova duhet të jetë shumë e kujdesshme gjatë dialogut për temat dhe përzgjedhjen e ekipeve që do të negociojnë. Në këtë kuadër, sipas tyre, e rëndësishme është që në tavolinat e negocimit të ketë ekspertë të fushës.
Kosova duhet të jetë shumë e kujdesshme për fazën përmbyllëse të dialogut me Serbinë, e cila parasheh normalizimin e marrëdhënieve me këtë shtet.
Valon Murtezaj, profesor i negocimit ndërkombëtar dhe diplomacisë, ka folur mbi parimet që duhet pasur parasysh udhëheqësit e procesit të dialogut.
“ Duhet të jenë të qarta prioritetet e temat që duhet të avancohen në tavolinën e bisedimeve, duhet shumë më shumë t’i kushtohet rëndësi formimit të ekipeve shumë profesionale brenda Kosovës, duhet të alokohen shumë më shumë mjete financiare dhe ne duhet të merremi me këtë çështje. Nuk është dialogu vetëm dy ditë biseda në Bruksel, dialogu është gjatë tërë vitit, e madje edhe disa vite. Dhe ne duhet të jemi të qartë se çfarë mund të bëhet koncesion, e çfarë nuk mund të bëhet koncesion”, ka thënë Murtezaj për Radio Kosovën .
Profesor Murtezaj, i cili vjen nga fusha e negocimit ndërkombëtar, thotë se, sa më e përgatitur që është pala aq më shumë përfitohet nga një proces negociator.
Ai tërheq vëmendje në kujdesin nga koncesionet që e rrezikojnë sovranitetin e Kosovës, apo funksionimin si shtet.
“Sa më i përgatitur që je, sa më mirë që e di se çfarë do në tavolinën e negocimit, sa më i aftë që je në gjenerimin e alternativave në tavolinën e negocimit, aq më shumë gjasa ke që të përfitosh nga një proces negociator. Dhe e kundërta, as më pak i përgatitur, sa më pak që e di se çfarë do, aq më shumë koncesione do të bësh në tavolinën e negocimit”, tha ai.
Murtezaj thotë se “negocimi përveç që është punë e politikanëve dhe e qeveritarëve , në radhë të parë është punë profesionale, prandaj është e rëndësishme që të krijohen ekipe të fuqishme të ekspertizës”.
“Natyrisht politikanët iu prijnë proceseve, mirëpo puna në teren, puna e dokumentacionet, skicat përgatitore për negociata, propozimet, alternativat dhe opsionet, janë pjesë e ekspertizës, dhe ne duhet që, prej secilës fushë të marrim apo të përfshihen ekspertë, është e vetmja mënyrë për të gjeneruar benefit me të madh për çfarëdo lloj procesi negociator”, tha ai.
Edhe Naim Rashiti, analist nga Grupi i Ballkanit për politika, thotë se faza e re dialogut me Serbinë duhet të ketë përgatitje më të mirë dhe një kornizë më e të qartë karshi Beogradit.
“Është shumë pak me rëndësi se kush do ta udhëheqë procesin e dialogut nga pala kosovare. Më e rëndësishmja është që të ketë një bashkërendim të qëndrimeve, politikave dhe parimeve nga ana e institucioneve dhe politikës, për të krijuar një situatë të re dhe një konsensus të përafruar se si e parashohim dhe çfarë duam nga kjo fazë finale e dialogut. Kjo fazë është shumë me rëndësi, sepse nga ajo se çfarë nënshkruan Kosova, do t’ia mundësojë Serbisë të hyjë në BE”, tha ai.
Ndryshe Serbia ka nisur dialogun e brendshëm për Kosovën, proces i cili po përfshin forcat politike, akademikët, funksionarët shtetërorë, aktivistët e shoqërisë civile si dhe qytetarët e thjeshtë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKonfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së
Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës
Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: BE po përgatit takim në nivel liderësh dhe propozim për të dyja palët
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama