Anëtarja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Sadriu-Lushaku, tha të mërkurën se rezultatet e testit të PISA-s flasin për “degradim të sistemit arsimor”, teksa shtoi se këto të dhëna janë shqetësuese jo vetëm për Ministrinë e Arsimit, por edhe për shkollat e vendit.
Në një konferencë për media, ajo u shpreh se MAShT-i ka dështuar t’i organizojë testet kombëtare, por edhe në bashkorganizimin e testit të PISA-s.
“Raportet ndërkombëtare në Kosovë flasin për për politika komplet jo adekuate dhe për asnjë rezultat. Flasin për degradim të sistemit arsimor duke mos dhënë asnjë rezultat në performancën e nxënësve. I referohem rezultateve të testit të PISA-s e cila Kosovën e rangon edhe më poshtë se në vitin 2018. Të dhënat janë shqetësuese jo vetëm për Ministrinë, por edhe për shkollat por edhe për përfitimet që i kanë nxënësit dhe masin se sa nxënësi përfiton nga shkolla. Këtu shohim një dështim në mënyrën e bashkorganizimit nga MAShT-I të testit PISA”.
“Ashtu siç janë bërë edhe testimet kombëtare që MAShT-i ka dështuar t’i organizojë ato, ka dështuar si Ministri të adoptojë rrethanat ku nxënësi kosovarë do të tregonin performancë më të mirë. Vetëm t’i referohemi të dhënave se kalueshmëria në testet kombëtare është shumë e ultë dhe këtu flasim për dështim të vetë MAShT-it në organizimin e testeve tonë kombëtare, çka flet se është në komplet diskrepancë me atë se sistemi arsimor mënyrën se si realizohet dhe mënyra se si realizohet mënyra e testimit”.
Sadriu-Lushaku theksoi se arsimi nuk është prioritet i Qeverisë sepse sipas saj, MAShT-i nuk ka bërë asnjë hap në organizimin e shkollave.
“Për të ardhë te rezultatet ose tek analizat e mirëfillta ne duhet të shohim se çka bën MAShT-i sot në arsim. Fillimisht dua të them se arsimi nuk është prioritet i kësaj Qeverie. Në vitet paraprake kur rezultatet e testit PISA janë publikuar, Vetëvendosje ka bërë thirrje për seanca të jashtëzakonshme. Është pikërisht sot VV ajo që nuk tregon përkujdesin minimal për arsimin.
E shohim një ministri që nuk ka bërë asnjë hap në organizimin e shkollave. Shkolla është njësia celulë e organizimit të arsimit. Ku janë shkollat sot? Shkollat sot nuk kanë një sistem të etabluar menaxherial në mes veti, por edhe shkollat përbrenda nuk kanë kapacitete për ta organizuar mësimin ashtu siç duhet. Vetë MAShT-i konstaton se 73% e paraleleve, 33% të shkollave nuk kanë kapacitete minimale për organizimin e mësimit në Kosovë. Tani shtrohet pyetja legjitime: Kush është përgjegjës për krijimin e kushteve? Ministria e ka buxhetin që duhet të bëj investime kapitale. 10% është shifra e investimeve kapitale në vitin 2022, e 16% deri në shtatorin e vitit 2023. Kjo flet shumë për seriozitetin që ka ministria për t’i ngritë kapacitetet infrastrukturore të shkollave tona”, tha ajo.
Zyrtarja e LDK-së gjithashtu tha se Ministria e Arsimit i ka lënë shkollat pa buxhet dhe se kjo vështirëson mënyrën e organizimit të mësimit, kurse si faktor tjetër të gjendjes së arsimit ajo përmendi edhe kurrikulat për të cilat tha se janë të stërngarkuara.
“Çështja tjetër është mënyra se si Ministria i lë shkollat pa buxhet dhe pa mundësi për të ekzekutuar asnjë cent të buxhetit të dedikuar shkollave të tyre. Sot kemi drejtor shkolle që sot asnjë shkums nuk ka kompetenca që ta blejë vetë. Duhet të shkojë në komunë për rregullimin e kompetencave. Kurrikulat janë të stërngarkuara dhe asnjë hap nuk është marrë nga kjo ministri për shqyrtura kurrikulat”.
“Viteve të fundit janë ngarkuar kurrikulat duke u rritur numri i lëndëve për klasa, por duke mos u rritur numri i kohës së qëndrimit të nxënësit në shkollë dhe kjo vie për shkak të mungesës së infrastrukturës për të cilën buxheti është i ndarë por që rrinë si suficit dhe nuk investohet në rritje të kapaciteteve të klasave e shkollave të reja aty ka nevojë”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët