Trajneri Hansi Flick thuhet se mblodhi stafin teknik dhe skuadrën e parë të Barcelona të enjten në një takim të gjatë për të adresuar situatën aktuale të ekipit.

Me sezonin që po hyn në një fazë vendimtare, trajneri gjerman e bëri të qartë se kërkohet një reagim i menjëhershëm, pasi paraqitjet e fundit kanë ngritur shqetësime brenda klubit.


Flick u kërkoi lojtarëve t’u rikthehen parimeve që sollën sukses sezonin e kaluar, duke nisur nga presingu i lartë intensiv dhe i koordinuar.

Ai gjithashtu theksoi nevojën për të shmangur humbjet e rrezikshme të topit, të cilat në ndeshjet e fundit e kanë ekspozuar skuadrën dhe kanë çuar në gola të evitueshëm.

Disiplina mbrojtëse ishte një tjetër pikë kyçe, me Flick që kërkoi një vijë më kompakte në prapavijë dhe pozicionim më të mirë pa top.

Në fund, trajneri insistoi në rëndësinë e rendit taktik dhe përgjegjësisë kolektive, duke theksuar se vetëm një Barcelonë e bashkuar dhe e organizuar mund të garojë në nivelin më të lartë në javët vendimtare që po afrohen.

Barcelona e ka humbur vendin e parë në renditjen tabelore të La Liga-s, duke qenë një pikë mbrapa Realit, kurse po pret ta mësojë kundërshtarin për 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve./Telegrafi

telegrafi sport app