LAJMI I FUNDIT:

Rezultatet e dala nga kategorizimi i sporteve, sportistëve dhe trajnerëve për vitin 2019, gjashtë federata në kategorinë A

Rezultatet e dala nga kategorizimi i sporteve, sportistëve dhe trajnerëve për vitin 2019, gjashtë federata në kategorinë A

Komiteti Olimpik i Kosovës ka publikuar rezultatet e dala nga kategorizimi i sporteve, sportistëve dhe trajnerëve për vitin 2019, bazuar në Rregulloren Nr. 04/2018 për Kategorizimin e Sporteve dhe Rregulloren Nr.05/2018 për Kategorizimin e Sportistëve dhe Trajnerëve, të nxjerra nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport.

Pas dy javësh shqyrtimi të dokumentacioneve të të gjitha federatave, komisioni për kategorizimin e sporteve, sportistëve dhe trajnerëve, ka kategorizuar 29 federata, ndërsa dy të tjera mbetën jashtë kategorizimit.

Presidenti i KOK-ut, Besim Hasani, vlerësoi lartë punën profesionale të komisionit, derisa shtoi se kategorizimi po bëhet sipas standardeve të larta dhe një veprim i tillë Kosovën e rendit tek vendet e avancuara përsa i takon financimit të sporteve, sportistëve dhe trajnerëve. Sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Shasivar Haxhijaj, njëherit kryetar i komisionit për kategorizimin e sporteve, sportistëve dhe trajnerëve, theksoi se gjatë vitit të kaluar është bërë plotësim ndryshimi i rregullores dhe rregullorja e re, e cila është më e lehtë dhe më e qartë në vlerësimin e kritereve.



Ai theksoi se komsioni ka hasur në vështirësi në dokumentacionin e sjellur nga federatat, por pavarësisht kësaj komisioni ka bërë punë profesionale. I pyetur nga gazetarët sqaroi ngritjen e karatesë, e cila ka ardhur pas ndryshimeve të rregullores dhe llogaritjes së medaljes së bronztë të Herolind Nishevcit të fituar në vitin 2016.
Sipas Haxhijajt, badmintoni nuk u kategorizua shkaku i themelimit të vonshëm dhe mos licencimit nga MKRS, ndërsa minigolfi për shkak të numrit të vogël të sportistëve dhe mos zhvillimit të garave gjatë vitit 2018. I pranishëm në konferencë ishte edhe nënpresidenti, Gazmend Maxhuni, njëherit anëtar i komisionit.
Në bazë të rezultateve, në kategorinë A ndodhen: Xhudo, karate, futbolli, basketbolli, hendbolli dhe volejbolli, ndërsa në kategorinë B janë: atletika, noti, sporti shkollorë, skitaria dhe pingpongu.


14 federata përbëjnë kategorinë C si: tenisi, mundja, boksi, taekwondo, gjimnastika, shahu, shenjëtaria sportive, shigjetaria, bodybuildingu, çiklizmi, peshëngritja, boulingu, aeronautika dhe autosportet. Në kategorinë e fundit, D janë: Sporti Universitar, kickboxi, bjeshkataria dhe Federata Sportive e Punëtorëve.

Në kategorizimin e sportistëve kanë hyrë 15 sportistë, prej tyre tetë nga xhudoja dhe pesë nga karate, derisa prinë kampionia Olimpike Majlinda Kelmendi me 100 pikë. Trajneri i xhudos, Driton Kuka i prinë listës së trajnerëve me 177.50 pikë, i pasuar nga Shqipe Zogiani (karate) me 55 pikë.


Ky është viti i dytë që KOK bënë kategorizimin e sporteve, sportistëve dhe trajnerëve. KOK i dërgon rekomandimin me rezultate Ministrisë për Kulturë, Rini e Sport, e cila bazuar në vlerësimin e pikëve dhe kategorive do të caktojë shumën për financim të federatave, sportistëve dhe trajnerëve.

Më poshtë mund të gjeni listën e rezultateve, të ndara në kategori:
KATEGORIZIMI I SPORTEVE 2019
Emri i Federatës
KATEGORIA A 2019 (pikët)
Federata e Xhudos e Kosovës 86.2 pikë
Federata e Karatesë e Kosovës 86
Federata e Futbollit të Kosovës 81.35
Federata e Basketbollit të Kosovës 72.58
Federata e Hendbollit të Kosovës 72.28
Federata e Volejbollit të Kosovës 71.67

KATEGORIA B
Federata e Atletikës të Kosovës 63.416
Federata e Notit të Kosovës 54.086
Federata e Sportit Shkollorë të Kosovës 54
Federata e Skitarisë të Kosovës 53.64
Federata e PingPongut të Kosovës 51.76

KATEGORIA C

Federata e Tenisit të Kosovës 49.07
Federata e Mundjes të Kosovës 47.89
Federata e Boksit të Kosovës 46.42
Federata e Taekwondosë të Kosovës 44.26
Federata e Gjimnastikës së Kosovës 43.69
Federata e Shahut të Kosovës 41.65
Federata e Shenjëtarisë Sportive 40.93
Federata e Shigjetarisë së Kosovës 40.865
Federata e Bodybuildingut 38.91
Federata e Çiklizmit të Kosovës 38.2
Federata e Peshëngritjes të Kosovës 36.37
Federata e Boulingut të Kosovës 35.04
Federata e Autosporteve të Kosovës 31.51
Federata e Aeronautikes të Kosovës 30.94

KATEGORIA D

Federata e Sporteve Universitare të Kosovës 28.57
Federata e Kickboxit të Kosovës 27.21
Federata e Bjeshkatarisë së Kosovës 24.61
Federata e Punëtorëve Sportiv të Kosovës 20.88

Federata e Badmintonit të Kosovës Nuk është kategorizuar
Federata e Minigolfit të Kosovës Nuk është kategorizuar

KATEGORIZIMI I SPORTISTËVE

Xhudo

Majlinda Kelmendi 100 pikë

Nora Gjakova 60 pikë

Distria Krasniqi 50

Loriana Kuka 45

Akil Gjakova 45

Shpat Zeka 25

Erza Muminoviq 20

Laura Fazliu 10

Karate

Herolind Nishevci 60 pikë

Adelina Rama 20 pikë

Fortesa Orana 20

Orges Arifi 15

Blodin Pakashtica 15

Atletikë

Musa Hajdari 15 pikë

Boks

Donjeta Sadiku 12.5 pikë

KATEGORIZIMI I TRAJNERËVE

Driton Kuka (xhudo) 177.50 pikë

Shqipe Zogiani (karate) 55 pikë

Nazmi Gashi (karate) 10

Zijadin Kryeziu (atletikë) 7.5

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Kalo në kategori