Votimi i projekt-rezolutës së Parlamentit Evropian (PE) për pezullimin e përkohshëm të negociatave të Turqisë për anëtarësim duket se do të ndikojë edhe në shtetet e Ballkanit, veçanërisht kur merren parasysh deklaratat që pasuan në lidhje krizën e refugjatëve, raporton Anadolu Agency (AA).
Deklaratat e presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan pas rezolutës së PE-së për Turqinë zunë hapësirë të madhe në mediet e shteteve të rajonit ndërkohë që pa u vërejtur nuk ngeli as paraqitja e këtyre deklaratave në shumë organe mediatike si “kërcënim”.
Të shqetësuara nga “hapja e kufijve” të Turqisë pas deklaratave të presidentit Erdoğan për natyrën e krizës së refugjatëve, shtetet e Ballkanit në deklaratat e tyre kanë cilësuar se rezoluta e PE-së “nuk është as në interes të BE-së”.
Ministri kroat i Punëve të Jashtme dhe Evropiane, Davor Ivo Stier theksoi në deklaratën e tij pas rezolutës së PE-së për Turqinë se pezullimi i negociatave me Turqinë nuk është në interes as të Kroacisë, as të BE-së, duke e shprehur më tej nevojën për ruajtjen e marrëdhënieve konstruktive dhe të balancuara mes BE-së dhe Turqisë.
Deklarata e tillë e shpejtë e Kroacisë si shtet në “Rrugën Ballkanike”, të cilën refugjatët e shfrytëzojnë për të arritur në shtetet e Evropës Perëndimore me shpresën për një jetë më të mirë, e shfaqi nevojën për ndjekjen e një politike më të balancuar dhe më racionale ndaj Turqisë, kundër një vale të re të mundshme të refugjatëve.
“Serbia e gatshme t’i mbrojë kufijtë”
Edhe Serbia, si shtet tjetër në “Rrugën Ballkanike”, nuk ngeli e heshtur ndaj zhvillimeve të fundit në linjën BE-Turqi. Ministri serb i Punës, Punësimit dhe Çështjeve Sociale, Aleksandar Vulin tërhoqi vëmendjen se në rast të anulimit të marrëveshjes mes Turqisë dhe BE-së për refugjatët mund të ketë rritje në numrin e refugjatëve, duke shtuar se në një gjendje të tillë Serbia është e gatshme t’i mbrojë kufijtë.
Vulin theksoi se Serbia do t’i rrisë masat e sigurisë dhe do të bëjë ndryshime të nevojshme ligjore për mbrojtjen e kufijve në rast të një vale të mundshme të refugjatëve. Ai tha se Serbia, edhe pse mbase nuk mundet të ndikojë në politikën botërore, ajo do të mund t’i mbrojë kufijtë e saj.
Ndërkaq, në deklaratën nga Presidenca e Maqedonisë rikujtohet se që nga gushti i vitit 2015 është shpallur gjendje krize për shkak të valës së madhe të refugjatëve. Në deklaratë thuhet se “Menaxhimi i krizës u caktua për mbrojtjen e kufijve dhe korridoreve. Ka gjendje gatishmërie për reagim ndaj rreziqeve nga rritja e mundshme e numrit të refugjatëve dhe për skenare të reja”.
Vendimi do të ndikojë në mënyrë indirekte edhe në Ballkan
Megjithëse jo në mënyrë direkte, rezoluta e PE-së për Turqinë do të ndikojë në mënyrë indirekte në shtetet e Ballkanit Perëndimor. Nëse ndalimi apo pezullimi i negociatave mes BE-së dhe Turqisë do të rezultojë me një valë të re të refugjatëve, mbase shtetet që do të ndikohen më së shumti do të jenë shtetet që përshkohen nga “Rruga Ballkanike”.
Shtetet e Ballkanit Perëndimor, që shfrytëzohen si rrugë transitore nga refugjatët që kanë ikur nga shtetet e përfshira nga konfliktet në Azi dhe Afrikë, duket se do t’i kthehen ditëve të vjetra në rast se përballen me një valë të re të refugjatëve.
Që nga vera e vitit 2015 e deri në mbylljen e korridorit ballkanik në muajin mars në Ballkan kanë kaluar mbi një milionë refugjatë, proces ky në të cilin u përjetuan kohëra të vështira. Pamjaftueshmëria e qendrave të refugjatëve nëpër shtete dhe mungesa e mundësive shkaktoi drama humanitare, ndërkohë që zënkat thuajse të përditshme mes policisë dhe refugjatëve u bënë nga incidentet më të rëndësishme që u panë gjatë këtij procesi.
Derisa shtetet filluan me mbylljen e kufijve me gardhe prej teli dhe pozicionimin e ushtarëve dhe policëve në këto zona kundër valës së madhe të refugjatëve, vëmendje si problem tjetër i madh në krizën e refugjatëve tërhoqën edhe trafikantët me njerëz të cilët u aktivizuan pas mbylljes së kufijve.
Presidenti i Maqedonisë Ivanov: “20-30 milionë refugjatë potencialë”
Sado që të jetë zvogëluar numri i refugjatëve pas mbylljes së “Rrugës Ballkanike”, kalimet ilegale ende vazhdojnë.
Edhe pse kufiri dikur tejet i përfolur mes Greqisë dhe Maqedonisë pushoi së qenit temë diskutimi pas shpërndarjes së refugjatëve nëpër kampe në Greqi, presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov vazhdoi të alarmojë për një valë të re dhe më të madhe të refugjatëve.
Ivanov, i cili më parë kishte deklaruar se do të ndodhë valë e re e refugjatëve dhe miliona refugjatë sërish do të mund të kalojnë në Evropë përmes “Rrugës Ballkanike”, së fundmi, në deklaratën e tij gjatë takimeve në Bullgari tha se ky numër mund të jetë rreth 20-30 milionë.
Nëse merren parasysh zënkat, dramat humanitare, masat e sigurisë dhe krizat edhe pse në rutën e Ballkanit kishin kaluar “vetëm” një milion refugjatë nga vera e vitit të kaluar deri në muajin mars të këtij viti, nuk është e vështirë të supozohet se si do të ndikoheshin shtetet në këtë korridor nga një valë e re më e madhe potenciale.
Prandaj, nëse rezoluta e PE-së për Turqinë do të ndikojë në marrëveshjen mes BE-së dhe Turqisë për refugjatët dhe “hapjen e dyerve” të Turqisë, shtetet e Ballkanit do të ngarkohen me kriza të reja. Rrjedhimisht, dëshira e shteteve në fjalë për marrëdhënie konstruktive dhe të balancuara mes BE-së dhe Turqisë nuk është për t’u habitur.
Shtetet e vogla të Ballkanit që mbase janë ndër vendet më të prekura nga kriza e refugjatëve, tani më “të djegur nga qumështi, dëshirojnë t’i fryejnë edhe kosit”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Erdogan sulmon Trumpin dhe Netanyahun: Askush nuk mund t'ua marrë Gazën palestinezëve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_8-17-780x439.png)
Erdogan sulmon Trumpin dhe Netanyahun: Askush nuk mund t'ua marrë Gazën palestinezëve
![Evropa nuk do të jetë pjesë e bisedimeve të paqes Rusi-Ukrainë, njofton i dërguari amerikan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_10-17-780x439.png)
Evropa nuk do të jetë pjesë e bisedimeve të paqes Rusi-Ukrainë, njofton i dërguari amerikan
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_3-23-780x439.png)
"Mbështetja e garantuar e Amerikës për Evropën ka mbaruar", paralajmëron Zelensky
![Ushtria amerikane mund të vendoset në Ukrainë - por vetëm për t'i mbrojtur investimet e SHBA-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_3-21-780x439.jpg)
Ushtria amerikane mund të vendoset në Ukrainë - por vetëm për t'i mbrojtur investimet e SHBA-së
![Pse Trump dëshiron çarmatim bërthamor në SHBA?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_5-22-780x439.png)
Pse Trump dëshiron çarmatim bërthamor në SHBA?
![Edhe Franca i reagon zëvendëspresidentit amerikan: Nuk mund të na impononi modelin tuaj të shprehjes](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/64584980-6410-465b-be97-653a8d5f298f-780x439.jpg)
Edhe Franca i reagon zëvendëspresidentit amerikan: Nuk mund të na impononi modelin tuaj të shprehjes
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/bebe-780x439.jpg)
Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe
![Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/e4b3e67c-dbb2-4803-b7b0-d1371debac6c-780x439.jpg)
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët
![Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/usyk-780x439.jpeg)
Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli-gjesti-1-780x439.png)
"Me mua asnjëherë nuk ka pasur lojë" - Pas injorimit, Egli ende beson në sinqeritetin e Gjestit
![Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fury-780x439.png)
Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi
![Kosova pa 193 njohjet e premtuara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/281289382_741900460152277_3996124371227527709_n-780x439.png)
Kosova pa 193 njohjet e premtuara