Fundjavën që kaloi, pjesëtaret e klanit të famshëm Kardashian/Jenner, Kim, Kourtney dhe Kendall, kanë qëndruar në Utah për një udhëtim skijimi.

Daily Mail ka mësuar se ato kanë qëndruar në Montage Hotel në Deer Valley, ku nuk kanë hezituar që të shpenzojnë shuma të mëdha parash.


mont3

Sipas njoftimit, bukuroshet e famshme kanë marrë me qira një rezidencë me katër dhoma gjumi për të cilën kanë paguar 8.000 dollarë (6.480 euro) për një natë.

Rezidenca e tyre ishte si një shtëpi private dhe pos dhomave të gjumit, posedonte një hapësirë të madhe për dhomë dite, si dhe ballkone të mëdha me pamje të shkëlqyer.

mont7

Vendqëndrimi i tyre posedonte edhe banja luksoze, kuzhinë të madhe dhe shumëçka tjetër që iu nevojitet yjeve të tilla.

mont8 1

Resori përmban pishinë në formë mozaiku, pishina të vogla me ujë të ngrohtë, oborr me hapësirë të madhe, palestër, masazh dhe sauna.

mont8

Kim dhe Kourtney kishin shkuar bashkë në skijim, ndërsa Kendall zgjodhi 'snowboardin'.

mont5

Kylie Jenner që sapo është bërë nënë dhe shtatzëna Khloe Kardashian, kanë qëndruar në Los Angeles. /Telegrafi/

mon9

mon9a

mont1

mont4

mont6

mont8 2