Aktorja e njohur bleu shtëpinë luksoze nga Oprah Winfrey në shtator 2022 dhe ka kryer një transformim të gjerë.

Rezidenca me katër dhoma gjumi dhe tre banjo e gjysmë tashmë ka një pishinë të madhe dhe një oborr të ridizenjuar.


Dritaret dhe ballkonet janë modernizuar, ndërsa mobiljet e jashtme janë vendosur, shkruan DailyMail.

96692041 14548949 image a 16 1743201540076

Oborri i mëparshëm është zëvendësuar me një pishinë, dhe një vinç i madh po ndihmon në vendosjen e pllakave të gurit.

Prona përfshin disa ndërtesa, përfshirë rezidencën kryesore, një garazh dhe një ndërtesë pranë pishinës.

96692043 14548949 image a 15 1743201536898

Shtëpia, e ndërtuar në vitin 1998, ndodhet në një zonë private me pamje të mrekullueshme nga oqeani dhe malet.

Aniston gjithashtu zotëron një rezidencë në Bel Air dhe ka një pasuri të raportuar prej 320 milionë dollarësh (rreth 294.4 milionë euro).

Montecito është një lagje e njohur për të famshëm si Gwyneth Paltrow, Princ Harry dhe Meghan Markle. /Telegrafi/

96693187 14548949 It s not the only home Aniston owns she also has a 20 97 million a 25 1743203581050

96693011 14548949 image a 21 1743202828053