Rexhepi: Nuk do të ndodhë shkrirja në një parti pa u përçarë VLEN-i

Rexhepi: Arsyetimi i Gjykatës Kushtetuese ishte i skandaloz, sidomos i gjykatëses Kacarska Rexhepi: Duhet përshëndetur vendimi i Taravarit për të braktisur “anijen” e quajtur qeveri monoetnike
Kryetari i Lëvizjes Popullit, Skender Rexhepi ka deklaruar se "duke e njohur realitetin tek pothuajse të gjitha partitë politike të VLEN-it, nuk do të ndodhe një shkrije e VLEN-it pa ndonjë lëkundje tektonike brenda tyre".
“Pa dalë, pa u prish VLEN-i, nuk ndodh shkrirja në një parti politike, jo se nuk do të ishte mirë, do të ishte shumë mirë për skenën politike të ndodhë një gjë e tillë, që të kemi dy blloqe… por megjithatë nuk do të ndodhe duke i njoftë disa nga individët e VLEN-it, të cilët asnjëherë nuk pranojnë të jenë të dytët”, tha Rexhepi.
Ai tha se nëse bie që të kaloje emri i Mexhitit, atëherë i bie që partia e Kasamit të largohet, por mund të ndodh edhe e kundërta.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals













































