Qeveria e Ramush Haradinajt nuk po arrin asesi që të sigurojë votat e mjaftueshme për votimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi. Gjatë seancave të thirrura për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje, Haradinaj, ka përsëritur kërkesën e tij për unifikim të të gjithë klasës politike kosovare për çështjen e kufirit me Malin e Zi, por pa sukses.
E kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, në mungesë të numrave, po pret ndonjë reflektim pozitiv nga deputetët opozitar të Lëvizjes Vetëvendosje, për ta votuar Demarkacionin.
Por deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Rexhep Selimi, deklarimet e Veselit i ka cilësuar si të pa qëndrueshme, dhe ka thënë se ata të cilët janë në Lëvizjen Vetëvendosje nuk e votojnë Demarkacionin.
“Kush është në Vetëvendosje nuk e voton Demarkacionin. Kështu që pavarësisht që pushteti shpeshherë del në gjah, unë dua të konfirmoj, që të jesh në Lëvizjen Vetëvendosje e të votosh humbjen e territorit nuk shkojnë të dyja bashkë, prandaj deklarimet e Kadri Veselit nuk qëndrojnë”, ka thënë deputeti Selimi.
Selimi ka thënë që Qeveria Haradinaj nuk duhet të llogarisë asnjëherë në votat e deputetëve që janë në anën e interesit të qytetarëve të Kosovës.
Sipas tij,votat për ratifikimin e Demarkacionit, Kadri Veseli duhet t’i kërkojë brenda koalicionit dhe tek deputetët e Listës Serbe.
“Qeveria është në varësi të Listës Serbe dhe të deputetëve që nuk iu dhimbset territori. Por nuk duhet të llogaritë asnjëherë në ata që janë në anën e interesit të qytetarëve të Kosovës, që donë ta mbrojnë territorin e Kosovës. Dhe tek e fundit Veseli le ta zhvillojë gjahun brenda deputetëve të koalicionit, brenda deputetëve të Listës Serbe, sepse për fat të mirë duket që nuk e kanë arritur kompromisin anti-Kosovë, prandaj dua të them që s’ka çka lyp te Vetëvendosja, Kadri Veseli”, ka deklaruar Selimi për Periskopin.
Për deputetin e VV-së, kjo qeveri është rast unik në botë, pasi po punon kundër Kushtetutës së vendit dhe kundër interesave të Kosovës.
“Nuk e di ndonjë shembull të ndonjë shteti në botë, ku Qeveria është anti Kushtetutës vet. Qeveri ma kundërshtare ndaj shtetit të vet dhe interesave të Kosovës nuk kam parë. Jo vetëm kjo, por edhe qeveria Mustafa dhe qeveria Thaçi”, është shprehur Selimi.
Lidhur me dorëheqjet e vazhdueshme brenda Lëvizjes Vetëvendosje, Selimi, thotë se i vjen keq për të gjithë ata që po largohen, por pavarësisht largimeve, ai thotë që Lëvizje Vetëvendosje do të ketë gjithmonë.
“ Nuk duhet të jemi i gjatë. Më vjen keq për ata. Por në LVV ka pasur dorëheqje, mund të ketë dorëheqje, ka dorëheqje. Por ajo që është me rëndësi Lëvizje Vetëvendosje do të ketë gjithmonë. Dikush vjen ma vonë, e dikush del më herët, por LVV, vazhdon”, ka deklaruar ai.
Sa i përket dorëheqjes së kryetarit të Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje, Selimi nuk ka dashur të flasë gjatë, duke përsëritur fjalët që ka thënë Ahmeti pas dorëheqjes nga partia.
“Shpend Ahmeti pa Lëvizjen Vetëvendosje nuk do të ishte kryetar, dhe nuk dua të shtoj më tepër, do t’ia lëmë kohës”, ka përfunduar Selimi.
Ndryshe, ratifikimi i Demarkacionit po cilësohet si një nga kushtet kryesore për liberalizimin e vizave. Eskpertë të integrimeve evropiane kanë deklaruar se në rast të mos-ratifikimit të kësaj marrëveshjeje gjatë kësaj periudhe, Kosova rreizkon që të humb shansin e liberalizimit të vizave deri në vitin 2020.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Zgjedhjet në Kosovë: Kush voton e kush jo dhe pse ka rëndësi?
Në Prishtinë konfiskohen rreth 25 kg marihuanë, arrestohen katër të dyshuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!