Akademik Rexhep Qosja, ka thënë se fajtor për moskrijimin e qeverisë së Republikës së Kosovës, është në politikën e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa dhe atyre të tjerëve jashtë LDK-së.
Sipas tij, kjo, pasi që duan ta pengojnë Vetëvendosjen që të bëhet forca politike historike, që do realizojë vullnetin e popullit për ndryshimin e gjendjes që po e gulçon Kosovën.
Qosja duke komentuar bisedimet në mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se LDK-ja, edhe pse doli e dyta, kërkon të jetë jo e barabartë, por e privilegjuar në institucionet që do të krijohen.
“Përpos pesë ministrive sa do të ketë edhe partia e parë që i ka fituar zgjedhjet, VV, dhe postit të kryetari të Kuvendit, kërkon të ketë edhe postin e kryetarit të Kosovës! Është kjo një çudi e çudirave! Je parti e dytë, d.m.th. parti që s’i ke fituar zgjedhjet për ta krijuar qeverinë e kërkon të jesh në institucionet shtetërore parti me dy postet më të larta, me postin e kryetarit të Kuvendit dhe me postin e kryetarit të shtetit! Ku ndodh kjo?!”, deklaroi Qosja.
Këtë Qosja e ka quajtur çudi të çudirave.
Akademiku thotë se posti i presidentit të ardhshëm të Kosovës, që do zgjidhet në vitin 2021, është bërë shkaku kryesor, mos i vetmi, që dy partitë që i kanë nisur bisedimet për krijimin e koalicionit nuk po arrijnë ta krijojnë atë koalicion dhe nuk po arrijnë t’i krijojnë institucionet shtetërore.
Opinioni i plotë i Qosjës:
PËR TË MOS I HARRUAR
Antologjia e të përzgjedhurve
1.
Dy ditët e para të këtij viti disa nga TV-të tona bënë antologjinë e figurave dhe ngjarjeve, të bërave dhe veprimeve më të rëndësishme të 12 muajve të vitit që shkoi. Në këtë antologji u panë vetëm njerëz politikë dhe vetëm ngjarje, veprime e të bëra politike.
Asnjë intelektual, asnjë shkencëtar, asnjë albanolog, asnjë shkrimtar, asnjë artist, asnjë regjisor, asnjë kompozitor dhe, rrjedhimisht, asnjë roman, asnjë dramë, asnjë ekspozitë artesh pamore, asnjë film, asnjë shfaqje teatrore.
Kosova e kësaj antologjie ishte shkretëtirë. Mendova: Kosova është e kapur prej aleancës politikë-media, mendjerrudhur, e korruptuar, egoiste, e pa ndërgjegje, e papërgjegjshme, cenuese për kulturën, për qytetërimin, për identitetin, për të sotmen e për të ardhmen e Kosovës!
Koncepti politik i shpëtimit
2.
Gati të gjitha mediet tona e dhanë deklaratën e kryeministrit në detyrë Ramush Haradinajt, në të cilën u tha se “koncepti politik i Albin Kurtit është mashtrim”. Mendova: si mund të jetë mashtrim ai koncept politik, i cili në vend se shtet të privatizuar, në vend se shtet të milionerëve politikë, të pasuruar në sajë të posteve politike, në vend se shtet në të cilën zhvatjet, mashtrimet, plaçkitjet, uzurpimet, nepotizmat, korrupsionet janë bërë sistem, Kosovën do ta bënte shtet të së drejtës sociale, shtet në të cilin do të harmonizoheshin ato që quajmë kombëtare dhe ato që quajmë qytetare, shtet me sistem të vlerave, shtet në të cilin vendi i parë i dhurohet qytetarit e jo partiakut, shtet i së drejtës me institucione të stabilizuara, në të cilat në vend të sundimit personal vepron qeverisja institucionale. Kur Kosova e Shqipëria të bëhen shtete të këtilla nuk do të vuajnë prej krizave prej të cilave po vuaj në aq shpesh e aq shumë. Koncepti që kryeministri në detyrë e quan koncept i mashtrimit në të vërtetë është koncept i shpëtimit të shtetit të Kosovës dhe të demokracisë së saj.
Diplomacia jonë
3.
Mjaft organizata joqeveritare dhe shumë qytetarë po vajtojnë për gjendjen në Ministrinë e Jashtme të Kosovës prejse është formuar ajo. Pse të mos e vajtojnë kur numri më i madh I atyre që i përbëjnë ambasadat e konsullatat tona në botë janë anëtarë partish, kur një numër i madh i tyre janë farefis më të afërt a më të largët të zyrtarëve të lartë, të milionerëve politikë dhe, këta që e ankojnë e vajtojnë këtë gjendje në këtë Ministri shtrojnë pyetjen: a mund të jetë e suksesshme politika jonë e jashtme kur kriteri i përzgjedhjes së diplomatëve të saj nuk është përgatitja e aftësia profesionale, dija e kultura e përgjithshme, përvoja politike e njohja e vendeve në të cilat do të shërbejnë, por lidhjet e tyre të ndryshme të nënllojshme e të mbillojshme partiakësie e farefisnie, regjionale e personale, interesi dhe borxhlarjeje me zyrtarët e lartë! Përgjigjja dihet.
Kryetari i ardhshëm i Kosovës
4.
Posti i kryetarit të ardhshëm të Kosovës, që do zgjidhet në vitin 2021, është bërë shkaku kryesor, mos i vetmi, që dy partitë që i kanë nisur bisedimet për krijimin e koalicionit nuk po arrijnë ta krijojnë atë koalicion dhe nuk po arrijnë t’i krijojnë institucionet shtetërore. Partia që doli e dyta në zgjedhje, LDK-ja, edhe pse e dyta, kërkon të jetë jo e barabartë, por e privilegjuar në institucionet që do të krijohen! Përpos pesë ministrive sa do të ketë edhe partia e parë që i ka fituar zgjedhjet, VV, dhe postit të kryetari të Kuvendit, kërkon të ketë edhe postin e kryetarit të Kosovës!
Është kjo një çudi e çudirave! Je parti e dytë, d.m.th. parti që s’i ke fituar zgjedhjet për ta krijuar qeverinë e kërkon të jesh në institucionet shtetërore parti me dy postet më të larta, me postin e kryetarit të Kuvendit dhe me postin e kryetarit të shtetit! Ku ndodh kjo?!
Kryetari i LDK-së që për shumë vështrues të punëve tona politike lë përshtypjen e uzurpuesit të LDK-së sot, po e dëshiron edhe postin e kryetarit të Kosovës: ende s’dihet sigurt për veten apo për ndonjë anëtar tjetër të kësaj partie.
Fajtorin e moskrijimit të qeverisë së Republikës së Kosovës sot, mos ta kërkojmë, prandaj, andej e këndej, po aty ku është: e është në politikën e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa. Dhe, të atyre të tjerëve jashtë LDK-së, që duan ta pengojnë Vetëvendosjen që të bëhet forca politike historike, që do realizojë vullnetin e popullit për ndryshimin e gjendjes që po e gulçon Kosovën, që moçalishten shtetërore të Kosovës të vërshuar prej korrupsionit, nepotizmit, krimit të organizuar, padrejtësive, përpjekjeve për të gjetur shpëtim në botë rinia e saj, despotizmit primitiv don ta shërojë e ta bëjë shtet të shëndoshë, modern, demokrati, të denjë për të jetuar i lirë e i denjë në të.
Politika dhe shkenca
5.
Pak para Vitit të Ri, kryetari i Shqipërisë, Ilir Meta, deklaroi: është koha për të dëgjuar shkencëtarët, e jo servilët.
Është kjo deklaratë që s’është dëgjuar ndonjëherë në politikën shqiptare gjatë 30 vjetëve të fundit.
Është kjo një deklaratë historike shumë, shumë e vonuar, por më mirë edhe e vonuar sesa e harruar përgjithmonë.
Politikanët shqiptare në përgjithësi mbështeten në shumë vende, në shumë kënd, në shumë çka, në të mira e në të këqija, por në shkencën sikur s’kanë pasur jo vetëm qejf të mbështeten, por as nuk iu ka shkuar mendja për të bërë këtë!
Shqipëria është shtet me traditë e përvojë shtetërore e Kosova është shtet i ri pa atë traditë e pa këtë përvojë, por asnjëra, as Shqipëria e as Kosova, s’e duan përfshirjen e shkencëtarëve e njerëzve të dijes në politikë dhe s’i shohin as të nevojshme e as të dobishme të dhënat shkencore për politikëbërje. Për këtë arsye vendimet politike, rezultatet politike, ndodh shpesh të na sjellin pengesa e pendesa, dëmtime e zhgënjime. Deri kur?!
Meqenëse këto pesë tema i paraqita shkurt, me nga disa fjali, kësaj të fundit po ia shtoj edhe një fjali të autorit Zhan Daniel Ruh: duhet të bashkohet bota e shkencës me miratimin e vendimeve politike.
Në qoftë se vendimet politike nuk bazohen në të dhëna të arritura me dije, në hulumtime të sakta shkencore, vlefshmëria e tyre shumë shpesh është afatshkurtër, kurse më shpesh ndodh të bëhen vendime politike dëmsjellëse, dëshpëruese.
Siç edhe po ndodh!
Rexhep Qosja
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shoqatat e pacientëve kërkojnë më shumë buxhet për programet parandaluese
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Mahmuti: Falsifikimi nuk mund të përligjet, Lëvizja Popullore e Kosovës - themeluesja e UÇK-së nuk kishte logo
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme