LAJMI I FUNDIT:

Rexhaj: Kam mbledhur nënshkrime kundër Asociacionit në borë e shi, por tash kontekstet kanë ndryshuar

Rexhaj: Kam mbledhur nënshkrime kundër Asociacionit në borë e shi, por tash kontekstet kanë ndryshuar

Deputeti Arber Rexhaj, ka shprehur qëndrimin e LVV-së në lidhje me dialogun dhe Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Gjatë një interviste në emisionin “Debat Plus”, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj ka thënë se Kosova ka vullnetin për të arritur një marrëveshje me Serbinë.

Ai thotë se është e rëndësishme të mos harrojmë se Asociacioni ka qenë një kërkesë ndërkombëtare për një kohë të gjatë, por që ende nuk është zbatuar.


“Personalisht kam mbledhur nënshkrime kundër Asociacionit në borë, shi e të ftohtë. Por duhet të dihet edhe konteksti i asaj kohe. Tash që kanë kaluar shumë vite, ka ndryshuar edhe konteksti…Asociacioni përsëri mbetet i keq”.

“Kryetari i Kuvendit e ka treguar më së miri edhe opsionin e shfuqizimit të marrëveshjes në Kuvendin e Kosovës. Ne kemi konstatuar se një gjë e tillë do ta dëmtonte Republikën e Kosovës. Kanë kaluar 10 vite dhe tashmë Kosova ka kaluar në rrugë tjera”.

Rexhaj thotë se kryeministrit Kurti ja kanë lënë të tjerët në trashëgimi këtë marrëveshje./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Parashikimi i motit për fundjavë

Parashikimi i motit për fundjavë

Lajme
Kalo në kategori