Pasi trafiku në Prishtinë mbetet një nga sfidat më të mëdha të përditshmërisë urbane, kompania Ventoro e fuqizuar nga AutoMita vjen me një supër ofertë që pritet të transformojë mënyrën se si lëvizim në qytet.

Në një bashkëpunim ekskluziv me markën ikonike italiane Vespa, AutoMita prezanton për herë të parë në Kosovë dhe Evropë një zgjidhje inovative të financimit të motorëve Vespa – pa pagesë për benzinë dhe parking për një vit, dhe me çmim të përballueshëm prej vetëm 50 euro në muaj.


CEO i "AutoMita", Zgjim Mita, në një deklaratë për Telegrafin, theksoi rëndësinë e kësaj iniciative për të trajtuar problemin e madh të trafikut në kryeqytet.

CEO i "AutoMita", Zgjim Mita

“Ne jemi pjesë e këtij qyteti, jemi kompani nga Prishtina. Trafiku është bërë një barrë e përditshme që na ndikon në jetën personale dhe profesionale. Kjo ofertë nuk është parë deri më sot në Evropë – qytetarët mund të blejnë një Vespa me më pak se 58 euro në muaj, dhe falë bashkëpunimit me HIB-in, do të kenë benzinë falas për një vit, si dhe parking pa pagesë".

Sipas tij, qëllimi nuk është vetëm shitja e motorëve, por ndryshimi i mënyrës së të menduarit për transportin urban: më ekonomik, më ekologjik dhe më i shpejtë.

Edhe kryetari i Shoqatës "VESPA", Enis Berkolli, i bëri thirrje qytetarëve që të përqafojnë këtë alternativë moderne të lëvizjes.

“Në Prishtinë jemi duke përjetuar kaos të përditshëm në trafik. Me motorët Vespa, komunikacioni bëhet më i lehtë, parkimi më i qasshëm dhe kursimi i kohës është i dukshëm. Nuk bëjmë tollovi dhe ndihmojmë që qyteti të funksionojë më mirë”, u shpreh Berkolli. /Telegrafi/

Për më shumë informata vizitoni showroom-in e Auto Mita ose kontaktoni në +38345600456