LAJMI I FUNDIT:

”Revolucioni Laraman” mbështetet edhe nga Dubaji

”Revolucioni Laraman” mbështetet edhe nga Dubaji

Edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe është protestuar në mbështetje të ”Revolucionit Laraman” dhe Lëvizjes ”Protestoj” transmeton Telegrafi Maqedoni.

Maqedonas të cilët jetojnë në Dubaj kanë organizuar dje një aktivitet protestues.

Sipas njërit nga protestuesit, ky është një takim i parë spontan i maqedonasve që jetojnë në Dubaj. Aktiviteti u organizua shumë shpejtë, por ka interesim edhe nga tjerët që të jenë pjesë e kësaj proteste. Për portalin ”Sakamdakazham”, ky protestues tha se do të ketë edhe organizime tjera./Telegrafi/