Retorika nxitëse e partive në Maqedoni, sinjal për zgjedhje të reja

Partitë kryesore politike në Maqedoninë e Veriut kanë ashpërsuar retorikën kundër njëra-tjetrës. Kjo vërehet sidomos midis partisë shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim, që është pjesë e Qeverisë dhe udhëhiqet nga Ali Ahmeti, dhe partisë opozitare maqedonase, OBRM-PDUKM, që drejtohet nga Hristijan Mickoski.
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka publikuar më 31 janar një video në Facebook, me akuza ndaj dy partive maqedonase: Lidhjes Social-Demokrate (LSDM) në Qeveri dhe OBRM-PDUKM-së.
Sipas BDI-së, këto parti, me fushatën e tyre, synojnë të dëmtojnë BDI-në, për shkak të, siç thuhet, “projekteve të mira që ka bërë për shqiptarët”.
“Vite të tëra, me përpjekje të vazhdueshme nga aktorë të ndryshëm për ta dëmtuar BDI-në, si dhe për ta shfrytëzuar atë për t’i arritur qëllimet për politikat e tyre ditore partiake”, thuhet në tekstin që e shoqëron videon e BDI-së.
“OBRM-PDUKM vazhdon fushatën e vet të propagandës së pabazë mediatike, me lajme të rreme, që kanë për qëllim vetëm defaktorizimin institucional të shqiptarëve në vend, cenimin e vlerës së barazisë dhe defokusimin e opinionit nga prioritetet e zhvillimit dhe euro-integrimit”, thuhet në një tjetër reagim të BDI-së, pasi OBRM-PDUKM-ja e akuzoi atë për nxitje të krimit dhe korrupsionit gjatë pjesëmarrjes së saj në Qeveri.
“Është mirë që Ahmeti pranon se, pos LSDM-së, arsyeja kryesore e dështimit të shtetit është vetë BDI-ja. Lajmi i keq është se BDI, së bashku me LSDM-në, vazhdojnë ta plaçkitin shtetin. BDI-ja nuk duhet ta monopolizojë rolin e saj me shqiptarët, sepse, nëse shqiptarët do të ishin vërtet të rëndësishëm për BDI-në, nuk do t’i kishte vjedhur me tenderë dhe krim, siç bën LSDM-ja në nivel të të gjithë vendit”, thuhet në reagimin e OBRM-PDUKM-së.
Sipas opozitës maqedonase, Ahmeti nuk duhet të habitet nëse BDI-ja akuzohet për korrupsion, por duhet t’i kontrollojë edhe kuadrot e saj, që, sipas OBRM-PDUKM-së, kanë qenë burim krimi dhe korrupsioni për 20 vjet.
Përplasje të ngjashme mes këtyre partive ka pasur edhe më parë, sidomos kur Maqedonia e Veriut ndodhej para krizave politike apo kontesteve me fqinjët, siç është ai me Greqinë për emrin e shtetit, apo kontesti aktual me Bullgarinë për çështjet e identitetit.
Në këto raste, sipas analistit politik, Xhelal Neziri, partitë shfrytëzojnë situatën për të rritur popullaritetin e tyre me tema kryesisht etnike.
Ai thotë se në situatën kur Maqedonia e Veriut ndodhet para një sfide të madhe me Bullgarinë, çdo dështim i bisedimeve për zgjidhjen e kontestit mes tyre do të çonte domosdo në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
“Në këtë kontekst mund të shihen edhe këto përplasjet e fundit mes BDI-së dhe OBRM-PDUKM-së. Pra, mund të nuhaten zgjedhjet e parakohshme parlamentare, mund të shihen ato në horizont nga ana e këtyre partive politike, andaj nëpërmjet akuzave, nëpërmjet elektrizimit të opinionit publik për tema të ndryshme, të dyja partitë tentojnë të fitojnë pozicione sa më të mira para fushatës së mundshme zgjedhore”, thotë Neziri.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, sipas tij, janë të mundshme edhe për shkak të mungesës së një shumice të qëndrueshme parlamentare.
Partitë në pushtet kanë 64 nga 120 deputetët e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut dhe kjo, siç thotë Neziri, nuk ofron komoditet në punën e Qeverisë, pasi, siç thotë, jo vetëm BDI-ja, por edhe partitë më të vogla mund të nxisin rënien e Qeverisë.
“Edhe më herët është treguar se qeveritë që kanë më pak se 70 deputetë në Maqedoninë e Veriut, kanë qenë problematike dhe jostabile. Kishim rastin e fundit, kur OBRM-PDUKM, së bashku me opozitën shqiptare, tentuan të rrëzojnë Qeverinë. Nuk përjashtohen raste të këtilla edhe në të ardhmen”, thotë Neziri.
Përpjekje për rrëzimin e Qeverisë kishte më 11 nëntor të vitit 2021, por ajo dështoi për shkak se opozitës i mungonte vetëm një votë e deputetit, i cili ditën e votimit u rreshtua në anën e partive në pushtet.
Zgjedhjet e fundit parlamentare në Maqedoninë e Veriut janë mbajtur më 15 korrik të vitit 2020. Deri më 15 janar të këtij viti, Qeveria u drejtua nga Zoran Zaev, i cili dha dorëheqje, për shkak të humbjes së LSDM-së në zgjedhjet lokale, në tetor të vitit të kaluar. Tani, Qeveria e këtij vendi drejtohet nga Dimitar Kovaçevski, që është edhe kryetar i LSDM-së./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri