LAJMI I FUNDIT:

Restoranti refuzoi t’i shërbente pije alkoolike, e sulmon me granatë!

Restoranti refuzoi t’i shërbente pije alkoolike, e sulmon me granatë!

Dy persona u vranë dhe disa të tjerë plagosen në Kishinjev, kryeqyteti i Moldavisë, për shkak të shpërthimit të një granate të aktivizuar nga një person, të cilit i ishte refuzuar shitja e një pijeje alkoolike.

”Shpërthimi ndodhi rreth orës 12:00, në një restorant të vogël në qendër të kryeqytetit moldav”, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton AFP.

Sipas të njëjtit burim, dy persona kërkuan të blejnë pije alkoolike, por një punonjëse e lokalit refuzoi dhe njëri prej tyre hodhi një granatë.


Shefi i zyrës së hetimeve të policisë moldave, Alexandre Panzari, u shpreh se ky person kishte debatuar me punonjësen sepse kishte kërkuar të largohej pa paguar edhe 10 paketa cigare.

Ish-republika sovjetike që ndodhet mes Rumanisë dhe Ukrainës, Moldavia, është një prej vendeve më të varfra të Evropës.

Sipas statistikave të publikuara në vitin 2015 nga Banka Botërore, konsumi i alkoolit për banor është 17,4 litra, thënë ndryshe vendi i parë në botë.