Reshjet e shiut që kanë filluar nga e premtja kanë përfshirë të gjithë vendin, si dhe disa zona janë duke u vërshuar nga rrjedha e shumtë e këtyre reshjeve.

Në rrjetin social në Facebook janë postuar disa video ku shihen vërshime nga reshjet e shiut në fshatrat Denjë dhe Fortesë, në Rahovec.


Në mbishkrimin e videos të vërshimeve në fshatin Denjë, thuhet “Vërshime drejt një katastrofe natyrore, zyrtarët shtetëror siç duket ende në gjumë. Reshjet e dendura në 12 orët e fundit në Dejnë…”.

Ndërsa, po ashtu Telegrafi ka siguruar dhe një fotografi ku shihen vërshimet në fshatin Fortesë të Rahovecit.

306876581 769951027636233 9034082968187515721 n Fshati Fortesë, Rahovec

Ndërkohë, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat parashihen të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Dita e shtunë parashihet të ketë më shumë reshje shiu, duke e përfshirë tërë territorin e vendit. /Telegrafi/