Reshjet e shumta të shiut që kanë rënë ditën e sotme, kanë sjellë vështirësi në disa komuna të Kosovës.

Në komunën e Pejës, më saktësisht në kilometrin e shtatë që të dërgon për në Rugovë, rruga është bllokuar tërësisht si pasojë e këtyre reshjeve, të cilat kanë bërë që të rrëshqas dheu.


Në fotografit e siguruara nga Telegrafi, shihet se një sasi e madhe e dheut është në mes të rrugës dhe se veturat dhe banorët e asaj pjese kanë mbetur të bllokuar. /Telegrafi/

20891603 1631639473534126 284521521 n

20916076 1631639370200803 251644703 n

20916835 1631639360200804 1060731180 n

20930948 1631639446867462 614202760 o

20937940 1631639350200805 938640719 n