Reshje të dendura shiu në Gjirokastër, probleme në qarkullimin rrugor

Reshjet e shiut me intensitet të lartë kanë shkaktuar probleme në qarkullimin rrugor në Qarkun e Gjirokastrës, duke çuar në rënien e gurëve dhe inerteve në disa segmente të rëndësishme.
Autoritet Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka bërë apel për kujdes maksimal ndaj drejtuesve të mjeteve.
Problematikat kryesore janë evidentuar në akset rrugore të Skërficës, Tepelenës dhe Nivicës, ku prania e gurëve në rrugë rrezikon sigurinë e lëvizjes.
ARRSH konfirmoi se kompanitë e mirëmbajtjes janë në terren dhe po punojnë me intensitet për pastrimin e akseve, me qëllim që qarkullimi të normalizohet sa më shpejt.
Apeli i ARRSH-së për drejtuesit e mjeteve
Për shkak të lagështisë dhe pranisë së materialeve inerte, ARRSH u ka bërë apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, ulje të shpejtësisë dhe ruajtjes së distancës së sigurisë, si dhe shmangie e frenimeve të papritura për shkak të rrezikut të rrëshqitjes.
ARRSH-ja thekson se situata mbetet nën monitorim të vazhdueshëm dhe ekipet janë në gatishmëri 24 orë për ndërhyrje të menjëhershme.

















































