Me vendim të Qeverisë së Kosovës 154 qytetarët të karantinuar në Qendrën e Studentëve janë liruar para kohe nga karantina.
Kështu ka bërë të ditur kryetarja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Albena Reshitaj pas vizitës që e kanë zhvilluar me anëtarët e tjerë të këtij Komisioni në Qendrën e Studentëve.
Reshitaj tha se kanë kërkuar informacione për procedurën e karantinimit të të riut nga Gjilani, protokollet që aplikohen në karantinë dhe me çfarë kritere lirohen nga karantina.
“Ne u informuam se janë 154 raste që me vendim të qeverisë Qendra e Studentëve gjegjësisht karantina i ka liruar para kohe, para 14 ditëve për në shtëpitë e tyre apo edhe Qendrat e Mjekësive Familjare aty ku ka qenë e nevojshme. Kemi marr të gjitha informacionin që ta analizojmë si Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale. Gjithashtu jemi interesuar dhe kemi pyetje nëse po testohen të karantinuarit pas daljes nga karantina dhe nëse po testohen para hyrjes në karantinë dhe nëse po ka lirime selektive të të karantinuarve me arsye nëse kanë arsyeshme dhe nëse të gjithë po testohen dhe nëse po ka raste edhe kur disa të karantinuar testohen pas lirimit ndërsa një pjesë tjetër jo”, tha ajo.
Duke mos dhënë shumë detaje për rrethanat e vdekjes së viktimës nga Gjilani, Reshitaj iu bëri thirrje organeve të drejtësisë që sa më shpejtë të dalin me një raport profesional.
“Policia e Kosovës na informoi se kanë qenë aty në momentin kur ka ndodhur rasti. E vërejtëm edhe vendin dhe katin e pestë dhe dritare prej të cilës është vetë hedhur i riu nga Gjilani. Por mendoj që është mirë t’ia lëmë organeve të drejtësisë punën dhe apelojmë si deputet të Kuvendit dhe si anëtar të Komisionit profesional që të dalin sa më shpejt me një raport profesional për rastin. Sepse ne tashmë e dimë që Ministria e Shëndetësisë më 13 mars të këtij e ka marr edhe përgjegjësinë të shpall gjendje emergjente në shëndetin publik dhe përgjegjësia bie mbi MSH për menaxhim apo mosmenaxhim të duhur të kësaj situate”, tha ajo.
Kurse, anëtarja e këtij Komisionit për Shëndetësi nga Lëvizja Vetëvendosje, Labinotë Demi-Murtezi tha se 154 persona e liruar nga karantina janë liruar pasi i janë nënshkruar procedurave dhe kanë ofruar dokumentacionin e nevojshëm.
Sipas saj lirimi i disa qytetarëve nuk është bërë në bazë të librezave partiake ashtu siç është përfolur.
Ajo tha se i vije turp që deputetë e Kuvendit të Kosovës nuk e kanë përkrahur nismën e kryeparlamentares Vjosa Osmani për të bërë ligjin përmes të cilin luftohet pandemia.
Derisa ka folur për viktimën 26 vjeçare i cili është hedhur nga kati i pestë në karantinë ajo tha se në kohën kur është paraqitur në aeroport nuk ka pasur dokumentacion se ka probleme shëndetësore dhe asnjë simptomë.
“Nga 1162 raste sa janë karantinuar vetëm 154 prej tyre janë liruar, nuk ka pasur të bëjë këtu asgjë me turmat, nuk ka pasur të bëjë me libreza partiake ashtu siç është folur nëpër medie si shifër shkon diku rreth 14 për qind. Pra asnjëherë nuk bëhet fjalë për turma. …Të gjithë kanë pasur dokumentacionin e plotësuar dhe dëshmitë për sëmundjet e tyre dhe asnjëherë nuk është liruar ndonjë rast me dokumentacion të rrejshëm ose pa i ndjekur të gjitha procedurat para se të lirohen”, deklaroi ajo.
Ndërsa, anëtari i këtij komisioni nga PDK-së, Bakim Haxhiu vendosja e Qendrës së Studentëve në karantinë ka qenë vendim jo i mirë. Ai thotë se më mirë do të ishte që qytetarët të vendoseshin nëpër hotelet e mbyllura pas shpalljes së gjendjes emergjente.
Deputeti i PDK-së, shtoi se numri më i madh i të liruarve ka ndodhur nga aeroportit deri në karantinë.
“Vendosja e Qendrës së Studentëve në karantinë është vendim jo i mirë dhe jo i qëlluar, sepse ka pasur mundësi dhe modalitet shumë të mia që të ketë zgjidhje. Kushtet e ofruara për të karantinuarit lënë dhe për të dëshiruar sepse kanë një krevat dhe internet dhe dy dhoma e përdorin një banjo që kanë qenë kushte për studentë por jo edhe për të karantinuarit. Socializimi përbrenda me këto kushte nuk ka qenë dhe i mundur për shkak të masave të marra nga IKSHP dhe mendoj që shumë më mirë që pas 13 marsit kur është vendosur gjendja emergjente dhe janë mbyllur hoteleritë, sigurisht që një vendim i tillë do ishte më i mirë që të vendoseshin nëpër hotele të gjithë të karantinuarit. Sipas dokumentacioneve dhe shifrave që janë prezantuar sot numri i të liruar më shumë ka ndodhur nga aeroporti deri në karantinë sesa në karantinë“, deklaroi ajo.
Gjatë ditës së sotme karantinën në Qendrën e Studentëve në Prishtinë e kanë vizituar edhe anëtarët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Peticione. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës