LAJMI I FUNDIT:

Reshitaj: Kosova do të bëhet me ‘Polici’ për mbrojtjen e ambientit

Reshitaj: Kosova do të bëhet me ‘Polici’ për mbrojtjen e ambientit

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, deklaroi se ka prioritet që punët që bëhen në kuadër të kompetencave që i ka Ministria e Mjedisit të arrihen me standardet e Bashkimit Evropian (BE).

“Mbrojtja e shëndetit është sfidë globale, normalisht se në vendet që janë në zhvillim është sfidë më e madhe. Është bërë punë deri më tani, por ka vend që të ndërrohet kjo qasje”, tha ajo sot (e enjte) në emisionin e mëngjesit ‘Mirëmëngjesi Kosovë’ në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas saj, prioritet, janë shumë projekte, si menaxhimi i mbeturinave, ulja e ndotjes së ajrit, etj.


“Kur jemi tek mjedisi, do të shtojmë hapësirat e gjelbra, do të punojmë që të kemi “policë të gjelbër”, që të kemi në ruajtjen e ambienteve. Kemi pasur kontakte me MBP dhe besojë se do të kemi këtë njësi”, tha ajo.

Reshitaj bëri me dije se ndotja e ajrit është një problem shumë i madh për Kosovën. “Qytetarët e Kosovës, duhet të dije se ne do të bëjmë të pamundurën të ndikojmë që të ulim ndotjen. Do të marrim hapa konkret”, tha ajo.

Sipas saj një punë po bëhet të ketë vetëdijesim për mbrojtjen e ambientit. “Ka ndotje nga fabrikat e mëdha, makinat, e shumë faktorë të tjerë”, tha ajo .

Ajo tha se kanë qëllim të ulin ndotjen. “Të gjitha makinat nuk do të mund të regjistrohen nëse nuk iu ndërrohet filteri i gazit”, tha Albena Reshitaj. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Kalo në kategori