Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Albena Reshitaj ka bërë thirrje për unitet.
Reshitaj ka kërkuar që të lihen mesazhet e mendimet e ndara nga foltoret, por të bashkohemi në luftën e popullit për atdhe dhe sfidën ndaj armiqve tanë.
Sipas deputetes, populli ka nevojë më shumë se kurrë të shoh klasën politikë të bashkuar.
“Këto ditë kur plagët në zemrat e secilit prej nesh janë tronditur kaq thellë, në këto ditë kur tronditur janë edhe varret e atyre që në moshën më të njomë braktisën ëndrrat rinore për të mbrojtur familjet, shtëpitë e lirinë e nëpërkëmbur ndër shekuj, heshtja nuk duhet zënë vend, duhet të flasim madje duhet të flasim të gjithë me një gjuhë. Tani më shumë se kurrë është momenti për zgjim të kujtesës sonë kolektive, thirrje të mendjes për unitet e ndërgjegjësim të të gjithëve e veçmas të politikë bërësve në vend”, ka shkruar Reshitaj në Facebook.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Këto ditë kur plagët në zemrat e secilit prej nesh janë tronditur kaq thellë, në këto ditë kur tronditur janë edhe varret e atyre që në moshën më të njomë braktisën ëndrrat rinore për të mbrojtur familjet, shtëpitë e lirinë e nëpërkëmbur ndër shekuj, heshtja nuk duhet zënë vend, duhet të flasim madje duhet të flasim të gjithë me një gjuhë.
Tani më shumë se kurrë është momenti për zgjim të kujtesës sonë kolektive, thirrje të mendjes për unitet e ndërgjegjësim të të gjithëve e veçmas të politikë bërësve në vend.
Në këtë kohë kur e tërë bota është vënë në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve në betejë me një armik të njerëzimit siç është virusi Covid 19, armiqtë e shqiptarëve nuk harruan të shfrytëzojnë edhe këtë situatë për të na sulmuar si mos më keq. Si gjithmonë në historinë e dhimbshme të shqiptarëve, armiqtë e njëjtë që fatkeqësisht për një pjesë të politikanëve tanë që në verbësinë e shkurtpamësinë e tyre, vazhdojnë të jenë armiq të padukshëm mu si ky virus.
Të dashur motra e vëllezër, kur e gjithë bota ka kthyer fuqinë njerëzore e profesionale në luftë me virusin e në mbrojtje të shëndetit të qytetareve, populli ynë po rrezikon të pësojë jo vetëm nga simptomat virusale Covid 19 por edhe nga sulmet e armiqve tanë në plagët e pashëruara të luftës sonë çlirimtare të para dy dekadave.
Ti thërrasim mendjes !
Sot nuk mund të heshtim ndaj guximit të politikës serbe për të na kërcënuar kaq shumë dhe kaq hapur . Prandaj sot nuk është momenti që të ngrisim shqetësime e të japim mendime të ndara nga foltoret prej zyrave të partive, populli ka nevojë më shumë se kurrë të na shoh bashkë duke punuar për të dal faqebardhë nga kjo situatë përtej përçarjeve e divergjencave të brendshme politike.
A nuk kemi marrë mjaftë mësime nga e kaluara e historisë sonë?
T’i lëmë konferencat individuale e partiake me përçim mesazhesh për njëri tjetrin në vijë ajrore jo më shumë se disa metra. Mos të lejojmë që në këto ditë të errëta për vendin këto pak metra që na ndajnë të bëhen kilometra e rezistenca të rrezikshme, të palogjikshme e aq të panevojshme që mund të na rëndojnë edhe më tej përpjekjen tonë në mbrojtje të së vërtetës së luftës tonë çlirimtare. Të zgjedhurit nga populli, ashtu siç ishte dikur edhe stërgjyshi im Ramë Bllaca, e dëshmojnë veten në ditë të vështira për vendin. Prandaj të dëshmojmë besimin që na e ka dhënë populli , është momenti që vetëm të bashkuar mund të jemi më të fuqishëm kundër secilit që është kundër nesh, kundër UÇK-së, kundër të drejtës dhe të vërtetës sonë.
T’i lëmë dallimet partiake e politike, përçarjet e shpërfaqjen e fajeve nga brenda. Nuk është momenti të tregojmë ligësi e dobësi por forcë e unitet, Kosova ka nevojë për atdhedashurinë e secilit nga ne që të jemi zëri i fuqishëm i saj.
Dua të ftoj të gjithë, ndonëse në kohë pandemie duke mos rrezikuar shëndetin e asnjërit të gjejmë mënyrën ti kundërpërgjigjemi provokimeve, t’i tregojmë botës që plagët tona të pashëruara po sulmohen sërish nga ata që i shkaktuan dhe nga politika e atyre që mbi të njerëzishmen ushqehen me më të keqen dhe provokojnë e sulmojnë një popull liridashës edhe në kohë pandemie, atyre që vazhdojnë të injektojnë në gjenet e fëmijëve të tyre urrejtje, dhunë, luftë e shkatërrime.
Të hapim dritaret e shtëpive tona, le të buqas qielli i Kosovës nga zëri i secilit nga ne kundër gjenocidit, kundër prekjes në plagët tona të pashëruara. Do t’i luftojmë sulmet me fakte dhe të vërteta , me klithmat e fëmijëve të vrarë në bark të nënave, me gjakun e derdhur të të rinjve tanë që mbi ëndrrat e bukura rinore zgjodhën mbrojtjen e atdheut nga ju që erdhët me ushtri e artileri këtu për të shuar jetë fëmijësh, nënash, pleqësh e të rinjësh dhe sot në këtë kohë sërish provokoni me luftë.
Ne jemi këtu dhe do t’ua kujtojmë, sa herë të jetë nevoja secilit në Beograd e kudo sikur edhe mbështetësve të politikave të tyre kudo që ndodhen, që nuk mund të ndërtohet e ardhmja e asnjë gjenerate mbi dhimbjet e mbi plagët e hapura të një populli. Ata që luftojnë vazhdimisht shuarjen e një populli apo kombi historia e ka treguar se dështimin e kanë të nënshkruar që në fillim.
Te dashur qytetarë mos të heshtim mbi këtë padrejtësi në këtë situatë kaq të rëndë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova