LAJMI I FUNDIT:

Republika e Turqisë e gatshme t’i ofrojë mbështetje Kosovës në fushën e sigurisë

Republika e Turqisë e gatshme t’i ofrojë mbështetje Kosovës në fushën e sigurisë

Zëvendësministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Selami Shkodra, i shoqëruar nga drejtori i Agjencisë për Menaxhim të Emergjencave, Fadil Kodra, kanë qëndruar në një vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë, ku janë pritur nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme, i Turqisë, Muhterm Ince.

Sipas njoftimit për media në këtë takim u diskutua për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve, sidomos për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe u vlerësua së të dy shtetet do të vazhdojnë bashkëpunimin në realizimin e prioriteteve të përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar.


Gjatë kësaj vizite zëvendësministri Shkodra, takoi shefin e Policisë Turke,  Mehmet Aktaş. Në këtë takim u bisedua për bashkëpunimin e mirë mes dy policive të dy shteteve dhe u theksua se kjo traditë e mirë e bashkëpunimit të do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Në njoftim thuhet se në fund të vizitës zëvendësministri Shkodra vizitoi Akademinë e Policisë së Turqisë, ku u prit nga drejtori i Akademisë, Yılmaz Çolak.

Gjatë takimit u bisedua për trajnimet ndërkombëtare dhe aktivitetet e bashkëpunimit dypalësh, midis Akademisë së Turqisë dhe Akademisë së Kosovës për Siguri Publike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Drejtësi
KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Kalo në kategori