LAJMI I FUNDIT:

Reportazh në “Lonely Planet”: Pse ja vlen Shqipëria

Reportazh në “Lonely Planet”: Pse ja vlen Shqipëria

E intriguar nga dhjetëra shkrime që sugjeronin Shqipërinë për të kaluar pushimet këtë verë, shkrimtarja britanike Laura Milar vendosi ta provojë vetë së bashku me bashkëshortin e saj.Për këtë, prenotoi një fundjavë të plotë 4 ditore në Tiranë. Në reportazhin e saj të publikuar në prestigjiozen për turizmin “Lonely Planet” ajo thotë se e priste që vendi të ishte më i lirë se Britania, por a do ja vlente shërbimi për paratë e shpenzuara?

Më pas ajo bën llogari për gjithçka, qëndrimi në hotel, ushqimi, pijet, biletat e muzeve, etj. Blogerja londineze përshkruan me detaje darkat e stilit mesdhetar me oktapod të pjekur në skarë dhe sallatë greke, koktejet dhe birrat.

Milar nuk le pa shijuar artin e rrugës në fasada, por edhe objektet e kultit si xhamia mbresëlënëse të Namazgjasë dhe Katedralja moderne katolike dhe ajo abstrakte e Kishës Ortodokse. Milar nënvizon se si në Tiranë janë kaq pranë kalaja, një kështjellë mesjetare që tashmë është mbushur me restorante dhe pranë tij instalacioni bashkëkohor Reja.


Më pas, zona e Pazarit të Ri me restorantet dhe ushqimet tradicionale ndërsa në mbrëmje një shëtitje në zonën e ish-Bllokut.

Për lexuesit e saj, ajo sugjeron Muzeun Historik Kombëtar dhe Sheshin Skënderbej. Në fund të katër ditëve, fatura shënon 762 Dollarë për 2 persona.

Kjo sipas blogeres britanike, tregon se Shqipëria ofron një kënaqësi më të madhe se paratë e shpenzuara dhe jo vetëm për ushqimet, por edhe kulturën që ofron./Tv Klan