Reperja e famshme amerikane, Yung Miami, i ka shpëtuar një sulmi me armë, ku dyshohet se ishte tentativë për vrasje nga ish-i dashuri i saj, Kodak Black.

I njëjti edhe pse tash e një kohë është në burg, e kërcënoi me vrasje këngëtaren pasi ngeli shtatzënë me një mashkull tjetër.


Yung Miami, emri i vërtetë i së cilës është Caresha Brownlee, ka bërë një postim në rrjetin social, Instagram, gjersa i tregon fansave se është në gjendje të mirë shëndetësore.

Untitled 1 e1565255693184

"Faleminderit të gjithëve për reagimet dhe lutjet. Unë dhe bebja jemi mirë”, ka shkruar mes të tjerash ajo.

Zeshkania sapo kishte dalë nga studio dhe ishte në makinën e saj të tipit 'Mercedes-Benz SUV' kur filluan të shtënat me armë.

Nga ana tjetër, Black, emri i vërtetë i të cilit është Bill K. Kapri, 21 vjeç, u arrestua me akuza për armë dhe drogë në prill pranë Niagara Falls në New York, ndërsa përpiqej të hynte në SHBA nga Kanadaja. /Telegrafi/

ddd e1565256047614

eeee e1565255983281