LAJMI I FUNDIT:
Prishtina 7° cloudy

Renovohet Qendra e Mjekësisë Familjare në lagjen “Kalabria”

Renovohet Qendra e Mjekësisë Familjare në lagjen “Kalabria”

Qendra e Mjekësisë Familjare në lagjen “Kalabria”, e cila ka luajtur një rol të rëndësishëm gjatë pandemisë Covid-19, ka përfunduar procesin e renovimit.

Kjo qendër ka qenë një pikë kryesore e mbështetjes për pacientët gjatë periudhës së krizës shëndetësore, duke kontribuar në menaxhimin e situatave emergjente dhe mbrojtjen e shëndetit publik.

Investimet në renovimin e qendrës përfshijnë modernizimin e infrastrukturës dhe sigurimin e pajisjeve të reja diagnostikuese, duke lehtësuar punën e stafit shëndetësor dhe përmirësuar cilësinë e shërbimeve për qytetarët.


Me këtë rast, kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, tha se kjo qendër tani do të ketë ambiente shumë më të mira pune.

“Ambientet e rinovuara ofrojnë kushte më të mira për pacientët dhe stafin, ndërsa teknologjitë e reja sigurojnë shërbime më efikase dhe më të sakta”, deklaroi Rama.

Gjithashtu, qendra ka zgjeruar gamën e shërbimeve që ofron, duke përfshirë konsultimet për shëndetin e grave dhe fëmijëve, si dhe programe të reja për parandalimin e sëmundjeve.

Renovimi i qendrës nuk është vetëm një përmirësim fizik, por një investim i drejtpërdrejtë në shëndetin dhe mirëqenien e komunitetit të Kryeqytetit./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Magazina
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Botë
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Magazina
​Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

​Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Lajme
Olta magjeps me dukjen perfekte gjatë pushimeve në Kubë

Olta magjeps me dukjen perfekte gjatë pushimeve në Kubë

Magazina
Kalo në kategori