LAJMI I FUNDIT:

Renis Gjoka pranon se nuk është ‘single’

Renis Gjoka pranon se nuk është ‘single’

Renis Gjoka ka pranuar se nuk është ‘single’. 

Një nga të ftuarit e Luana Vjollcës këtë të shtunë në “Shiko kush LUAN” në Top Channel ishte edhe njëri nga trajnerët e “The Voice Kids”, Renis Gjoka.

Mes shumë lojrave e batutave në studio, Renisi kaloi edhe një sfidë që i shkonte shumë për shtat profilit të tij prej trajneri.


https://www.instagram.com/p/BrLR1oMlT3D/

Ai duhet të gjente zërat e konkurrentëve të “The Voice Kids” të edicionit të kaluar dhe ia doli me sukses.

Sa i përket jetës private, zbuluam diçka në lojën “Ndaje ose haje”. Ai duhet të tregonte se sa e vështirë është jeta me një “rocker” dhe të tregonte emrin e vajzës që i kalon bashkë me të këto vështirësi.

https://www.instagram.com/p/BpsIExiF857/

Pa u menduar gjatë, Renisi zgjodhi ushqimin që kishte përpara, duke refuzuar të na tregojë më tepër.

Detaje nuk mësuam, por u kuptua që një nga çunat më “cool” që kemi në muzikë nuk qenka “single”./tch/