UEFA ka publikuar ranglistën e klubeve që marrin pjesë në Kupat e Evropës duke i renditur sipas koeficientit që llogaritet falë paraqitjeve në pesë sezonet e fundit.
Drita është klubi me renditjen më të lartë nga liga e Kosovës, duke u renditur në vendin e 199-të, të ndjekur nga pas prej Prishtinës, Ballkanit, Llapit, Gjilanit dhe Ferronikelit.
Sa i përket ligës së Shqipërisë, Laçi është klubi që pozicionohet më së miri, duke zënë vendin e 174-të, gjersa më pas vijnë, Partizani, Teuta, Kukësi, Tirana, Vllaznia, Luftëtari.
Nga liga e Maqedonisë së Veriut, Shkëndija mban vendin e 151-të në ranglistën. Me koeficientin 9.500 Shkëndija jo vetëm që është ekipi më mirë i ranguar nga Maqedonia e Veriut, por udhëheq listën e klubeve edhe nga Shqipëria e Kosova.
Renditja e klubeve:
Kosovë
199) Drita
304) Prishtina
334) Ballkani
370) Llapi
371) Gjilani
372) Feronikeli
Shqipëri
174) Laçi
254) Partizani
280) Teuta
282) Kukësi
298) Tirana
338) Vllaznia
411) Luftëtari
Maqedoni e Veriut
151) Shkëndija
185) Shkupi
356) Makedonija Gj.P.
361) Sileksi
382) Akademia Pandev
409) Renova
417) Struga
418) Vardari
418) Rabotniçki. /Telegrafi/