Renditen top 10 yjet e UFC-së në dekadën e kaluar

Legjenda e UFC-së, Jon Jones e ka mposhtur konkurrencën e ashpër për t’u emëruar si më i miri në dekadën e kaluar në MMA.
Amerikani 33-vjeçar cilësohet tashmë si njëri ndër më të mirët në sportin e arteve marciale të përziera, së bashku me legjendën tjetër, Georges St-Pierre.
Në këtë kategori hyjnë edhe femrat, derisa në vendin e dytë gjendet Demetrious Jonson që ka ecurinë e 22 fitoreve, tri humbjeve dhe një barazim.
Më poshtë mund të shikoni listën e plotë të përpiluar nga MMA Junkie:10# Max Holloway (21-5) 9# Jose Aldo (12-5) 8# Khabib Nurmagomedov (21-0) 7# Ronda Rousey (12-2) 6# Amanda Nunes (15-3) 5# Conor McGregor (18-3) 4# Georges St-Pierre (7-0) 3# Daniel Cormier (21-2) 2# Demetrious Johnson (Rekordi i dekadës së kaluar: 22-3-1) 1# Jon Jones (16-0). /Telegrafi/



















































