Teknologjia po ndryshon me shpejtësi mënyrën se si ndërtohen dhe përdoren automjetet moderne. Në këtë drejtim, Renault Clio e re sjell një hap të ri në segmentin e saj duke integruar funksione të avancuara të inteligjencës artificiale (AI), që synojnë ta bëjnë përvojën e vozitjes më të personalizuar dhe më të sigurt. Modeli i ri është tashmë i disponueshëm në Kosovë përmes Auto Mita, përfaqësuesit zyrtar të Renault.

Një nga risitë më interesante të këtij modeli është sistemi i njohjes së shoferit me inteligjencë artificiale. Falë një kamere të vendosur në shtyllën e majtë të xhamit të përparmë, automjeti mund të identifikojë shoferin sapo ai hyn në veturë dhe të përshtatë automatikisht disa nga cilësimet kryesore.


Kjo përfshin pozicionin e sediljes, rregullimin e pasqyrave, konfigurimin e menusë kryesore, stacionet e preferuara të radios dhe aplikacionet e integruara përmes sistemit OpenR Link. Në praktikë, kjo do të thotë se çdo shofer mund të ketë profilin e tij të personalizuar dhe vetura përshtatet menjëherë sipas preferencave individuale.

Përveç personalizimit, inteligjenca artificiale në Renault Clio përdoret edhe për të rritur sigurinë gjatë vozitjes. Një nga funksionet e zhvilluara për këtë qëllim është aplikacioni “Take a break!”, i disponueshëm përmes platformës My Renault.

Ky sistem monitoron shprehjet e fytyrës së shoferit dhe mund të identifikojë shenja të lodhjes apo përgjumjes. Nëse kamera detekton pulsim të shpeshtë të syve, mbyllje të tyre për një kohë më të gjatë ose shenja të tjera të lodhjes si hapje e shpeshtë e gojës, sistemi paralajmëron shoferin që të bëjë një pushim.

Këto teknologji janë pjesë e drejtimit të ri të industrisë automobilistike drejt konceptit Software Defined Vehicle, ku funksionet e automjetit përmirësohen vazhdimisht përmes software-it dhe sistemeve inteligjente.

Përveç teknologjisë së avancuar, Renault Clio e re vjen edhe me dizajn të rifreskuar, linja më dinamike dhe një kabinë moderne, duke e bërë modelin një zgjedhje tërheqëse për ata që kërkojnë kombinimin e stilit, teknologjisë dhe prakticitetit në përdorimin e përditshëm.

Modelin e ri Renault Clio mund ta gjeni te Auto Mita. Vizitoni showroom-in e Auto Mita dhe rezervoni një test drive për ta përjetuar nga afër teknologjinë dhe performancën e këtij modeli të ri.

www.automita.com