Rrugën drejt suksesit nuk e ka pasur aspak të lehtë…Fitues i pesë kapelave të arta, emri i tij renditet përkrah shefave të kuzhinës më të famshme në botë. Gjithnjë me atë buzëqeshjen tipike në buzë, plot humor, por tejet i ashpër kur bëhet fjalë për punë dhe bashkërendim përgjigjesh, Renato Mekolli tregon të rejat e fundit nga jeta e tij, nga spektri profesional dhe jo vetëm…
Talenti i tij në kuzhinë nuk ka nevojë për elozhe, për të kanë folur më herët ekspertët e kulinarisë, të cilët i kanë dhënë çmimet më të rëndësishme për një shef kuzhine. Ai dëshiron të flasë për rrugëtimin që e solli në podin e lavdishëm të sukseseve, dikur një pjatalarës i thjeshtë nga Fieri, me zellin e rishtarit që dëshiron t’i vjedhë shefit francez të kuzhinës disa hile të vogla nga procesi i gatimit.
Zbuloni në këtë rrëfim nga fëmijëria e tij, pasionet e momentit, angazhimet profesionale dhe jeta personale e master shefit 33 vjeçar.
Nëse kthen kokën pas, si ka qenë fëmijëria jote?
Fëmijëria ime ka qenë shumë e bukur. Kanë qenë vite të vështira sigurisht, por kishte shumë dashuri, ishim shumë të lidhur me njëri-tjetrin, dilnim në lagje dhe loznim me shokët, zbathur, bukën e hanim ne dorë, më mjaftonte një fetë buke me vaj e kripë, një domate dhe pak djathë, por ishim të gjithë njësoj.
Pjata e parë që ke gatuar, e mban mend?
Hmm, sigurisht qe e mbaj mend… Kam qenë akoma në Shqipëri, Fier, pa ikur në Greqi. Kam qenë rreth shtatë vjeç, më pëlqente kur mamaja të dielave bënte patate në furrë me pulë, unë e shikoja me kujdes, dhe një ditë kur nuk kishte njeri në shtëpi, mora patatet, i pastrova, i vendosa në tepsi me vaj, rigon dhe kofsha pule e i futa në furrë. Vetëm se unë mendoja se tava do të piqet pa e ndezur, dhe kështu që unë kam pritur me orë të tëra të piqej tava, por ajo nuk u poq kurrë.
Nga recetat e mamit, cilën do të veçojë si gatimin më të mirë për ty?
E vështirë, por më pëlqen më shumë byreku që ajo bën.
Kur e kuptove që kulinaria ishte terreni yt, derisa arrite të jesh një profesionist në kuzhine?
Mua gjithmonë më ka pëlqyer kuzhina, por kurrë nuk e kisha menduar se do te isha ky që jam sot. Talentin tim në gatim e kapi shefi im francez, kur unë isha rreth l16 vjeç. Ai më shtyu të shkoja në shkollë shefash.
Si do ta përkufizoje vetëm me tre fjalë stilin tënd të kuzhinës?
Klas, përqendrim dhe shije.
Një restorant dhe një shkollë gastronomie. Çfarë ju shtyn drejt investimesh të tilla në vendin tënd?
Sepse vendit tim për hir të së vërtetës i mungon një shkollë gastronomie e vërtetë dhe Albanian Gastronomy Academy do mësojë brezin e ri me baza të forta studimi. Do të jetë një shkollë e një niveli tepër të lartë, nga kjo shkollë do të dalin vetëm profesionistë të vërtetë. Dashuria për punën time, më shtyu të bëj këtë hap kaq të rëndësishëm dhe të kthehem në vendin tim, pasi unë besoj se mund të ecim në gastronomi, besoj tek e ardhmja jone. Dhe përsa i përket restorantit është vendi ku unë krijoj, vendi që më mbush me energji, nuk ka gjë më të bukur për një shef se të shikojë klientët të qeshur, të thonë faleminderit për një darkë fantastike. Por, ky është vetëm fillimi, kam shumë ide të tjera dhe dua që këto ide t’i realizoj në vendin tim. Bashkë me mua është edhe kolegu im tashmë, producenti i MasterChef Albania, Rezart Aga, pasi vetëm nuk mund të bësh asnjë gjë, sado i mirë të jesh ti, asgjë nuk mund të arrihet vetëm, gjithmonë është një grup i tërë nga pas, profesionistë, që realizojnë ato që ti u jep.
Cila është pjesa që ju frymëzon së tepërmi gjatë procesit të të gatuarit?
Çdo gjë, nga momenti që futem në kuzhine dhe vesh këmishën. Më pëlqen të shikoj një staf me pasion në kuzhine, të qeshur, dhe me shumë dashuri, nuk ka gjë më të bukur kur ka pasion, dashuri, përkushtim.
Specialiteti juaj si master shef?
Pyetje e vështirë…Unë nuk mundem t’i ndaj pjatat si dhe specialitetet, për mua është si prindërit që nuk mund të ndajnë fëmijët e tyre.
Tashmë, jeni figurë publike dhe mjaft i dashur për audiencën. Është lirshmëria me te cilën flisni, apo pasioni që ju bën një tip kaq karizmatik?
Nuk e di çfarë është, por unë bëj gjithmonë atë që ndjej. Do qesh kur dua të qesh, do reagoj kur nuk më pëlqen diçka, nuk më intereson se çfarë reagimesh do ketë nga njerëzit. E prish imazhin tim dhe e rregulloj. Ky jam unë!
Realizoni shpesh receta “made by Renato, të gjitha të ideuara nga ju?
Do kohë të krijosh një recetë të mirë, shumë prova, shije, herë dalin, herë nuk dalin ato që ti do, por me përkushtim dhe pasion do e krijosh atë që do.
Ndonjë sekret të vogël në lidhje me gatimin (sekret alla chef)?
Të preferojmë më shumë peshkun, dhe pak mishin, shumë perime, dhe fruta për në mëngjes, perimet t’i konsumojmë ne avull, dhe jo të ziera shumë, pasi humbasin vlerat ushqimore, dhe sigurisht drithërat.
Nëse uleni në një restorant dhe ushqimi që ju serviret nuk është cilësor, e ktheni mbrapsht pjatën?
Do ta kthej mbrapsht, e sigurt. Përderisa unë e paguaj atë pjatë dhe të jap atë që t’i më kërkon, atëherë edhe unë si klient dua më të mirën për mua, dhe nëse nuk mbetem aspak i kënaqur, nuk kthehem më në atë vend.
Jeni shef i rreptë?
Jam shumë shef i rreptë, nëse ti nuk bën atë që unë kërkoj. Kërkoj nga stafi përkushtim, pasion, shpejtësi, korrektësi. Nëse unë të them kështu, dua të ma bësh fiks ashtu siç e kërkoj. Përderisa në restorant vjen një klient duhet që ai të mbetet i kënaqur, duhet t’i jap maksimumin, mos ta gënjej. Ai klient paguan, më jep mua nga rroga e vet, duhet ta bëj të ndihet mirë, të shijojë një darkë fantastike, pasi është tërë ditën në punë, i lodhur, dhe vjen tek unë ose edhe në çdo restorant tjetër që të pijë një gotë verë, dhe të hajë mirë. Dua që ky klient të ikë me buzëqeshje nga restoranti dhe të kthehet përsëri. Sigurisht, që në kuzhinë jam shumë shakaxhi, ngacmoj, qesh, dua të kalojmë mirë, por nuk duhet shfrytëzuar kjo gjë e bukur se në fund të fundit je në punë për të punuar dhe paguhesh për këtë.
Fitues i pesë “Kapeleve të Arta”, fitues i çmimit “Gourmet” për kuzhinën moderne greke. Si ja ke dalë mbanë të jesh një nga emrat më të njohur të kulinarisë?
Me shumë punë, me shumë pasion dhe dashuri, shumë orë në kuzhinë. Nuk është aspak e lehtë që të jesh ndër më të mirët e Greqisë, nuk është aspak e lehtë që të shkruaj për ty kritiku më i rreptë i gastronomisë i gazetës New York Times. Sigurisht, që çmimet dhe shkrimet e bukura të përkëdhelin, por unë me veten time jam shumë i rreptë, kërkoj çdo ditë maksimumin, dhe mos të relaksohem aspak me ato që kam arritur.
Diku kam lexuar se pijet me alkool, të cilat përdoren si efekt në kuzhinë për të shuar mishin, apo të tjera produkte, nuk duhen përdorur. Mendimi juaj si ekspert?
Nuk është aspak e vërtetë. Nëse ti e përdor me kujdes dhe aq sa duhet, atëherë je ok.
Cili është mësimi më i çmuar që ke marrë në jetë?
Rreptësia e shefave të mi, orët e gjata në punë, lodhjet pafund, të rrish pa ngrënë e pa gjumë se duhet të jesh në punë, të të bërtasin, dhe ti duhet të durosh, se nëse kthen fjalën mund të shkatërrosh çdo gjë, nëse largohesh ke humbur çdo gjë që ti do. Ky është mësimi për mua në jetë, nëse do të arrish atë që ti do duhet të bësh durim, se rruga nuk është e shtruar me trëndafila, është e shtruar me gjemba, nëse i duron, në fund të rrugës ke fituar, nëse jo, ke humbur çdo gjë.
Te intereson opinioni i të tjerëve për ty.
Jo, nuk më intereson aspak.
Cili është kujdesi yt për trupin? Dietë, palestër?
Palestër dhe ushqim i shëndetshëm, shumë fruta dhe perime. Por, unë mëngjesin e filloj me kinoa ose me oriz, kinoa është një super ushqim, i cili të mbush me energji për gjithë ditën.
Një mendim profesionist në lidhje me shijet në kuzhinën shqiptare?
Kuzhina jonë është shumë e pasur, them e pasur pasi kemi një klimë fantastike, jemi në Mesdhe, këtij vendi nuk i mungon asgjë, ka çdo gjithçka.
Më mirë tradicional apo shije me elemente moderne?
Me elemente moderne, por pa ndryshuar thelbi. Është shija e tradicionales ajo që duhet të dominojë, gjithsesi.
E fundit: një filozofi ose moto e juaja për jetën?
Beso tek vetja jote, mos i lër ëndrrat e tua, sado e vështirë të jetë, për të arritur diku. Mos e fut energjinë e keqe brenda teje. Ka vetëm katër përcaktime: E dua, e besoj, e ndjej dhe do e fitoj. /Telegrafi/
“Elegance”, Cover Photo: Renuar Locaj
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Musa Sylejmani: Jemi duke punuar për një film, i cili do të realizohet nga dy produksione shqiptaro-zvicerane IFTP& Helvetia Film
Prof.dr. Florim Cuculi: Kam implantuar me mijëra stenta në karrierën time dhe i bëj përafërsisht 500-600 intervenime në vit
Inva Mula: “Ne nuk mund të shpresojmë te gjenerata e re, pa investuar te fëmijët tanë“
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë