Ladies, më datë 12 Mars do të organizojmë eventin #LadiesNight me filmin "Reminders Of Him" duke filluar nga ora 20:00 me shume aktivitete si dhe me më shumë se 20 shpërblime të ndryshme.

Rreth filmit:


Fenomeni letrar nga autorja best-seller e New York Times, Colleen Hoover, bëhet një film artistik transformues mbi amësinë, faljen dhe fuqinë e dashurisë për të kapërcyer edhe gabimet më të mëdha. Pas një daljeje ideale me të dashurin bën një gabim shumë të madh nga i cili përfundon në burg. Shtatë vite më pas, Kena kthehet në qytetin e saj të lindjes në Uajoming, duke shpresuar të rindërtojë jetën e saj të fitojë një mundësi për t’u ribashkuar me vajzën e saj të vogël Diem, të cilën s’e ka njohur kurrë.

Kur gjyshërit e Diemit që kanë kujdestarinë e saj, refuzojnë rreptësisht tentativat e Kenës për të takuar të bijën, ajo zbulon dhimbsurinë e papritu rdhe diçka më të thellë e më të vërtetë, me Lexherin , ish lojtar i NFL-së dhe pronar i barit të zonës.

Për ta bërë atmosferën edhe më të veçantë, gjatë eventit do të vendoset edhe një kënd fotografie, ku pjesëmarrëset do të kenë mundësi të realizojnë fotografi dhe të krijojnë kujtime nga kjo mbrëmje festive.

Mbledhe shoqërinë dhe eja në Cineplexx!

Gjithashtu, filmi do të vazhdoj të shfaqet çdo ditë në ekranin e madh të Cineplexx !