LAJMI I FUNDIT:

Remenski nuk ndjehet e fajshme për rastin ‘Haraçi’

Remenski nuk ndjehet e fajshme për rastin ‘Haraçi’

Deputetja e dyshuar, Frosina Remenski pas marrjes në pyetje në Gjykatën Penale të Shkupit deklaroi se nuk ndjehet e fajshme edhe pse Prokuroria ka zgjeruar hetimin kundër saj dhe personave tjerë.

“Për rolin tim në Lidhjen ndërkombëtare e dhe edhe më herët kur isha dëshmitare si person që ka informacione për rastin”, tha Remenski pas daljes nga Gjykata Penale, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ajo tha se do të bashkëpunojë me Prokurorinë deri në zbardhjen e plotë të rastit dhe se nuk ka ndërmend të jep dorëheqje derisa ta vërtetojë pafajësinë.


Prokurorja Vilma Ruskovska për Remenskin kërkoi masa kujdesi. Gjatë ditës së sotme do të dihet nëse këto masa do të pranohen nga Gjykata Penale./Telegrafi.