“Rekrutuesi i ISIS-it”, një kuzhinier dhe diler droge! (Video)

14:"© Splash News
Një maroken i arrestuar në Majorka, Spanjë, i cili po akuzohet se po bënte rekrutimin e luftëtarëve të ISIS-it dhe për promovimin e sulmeve në Evropë, është identifikuar si një kuzhinier dhe tregtar i dyshuar i kokainës.
Mohamed Harrak, 26, kishte punuar si kuzhinier në një hotel në vendpushimin turistik të Santa Ponsa në Majorca, ndërsa dyshohet se gjithashtu se është i përfshirë në shitjen e drogës, transmeton Telegrafi.
Policia e armatosur e kishin arrestuar atë në shtëpinë e tij ku po jetonte me familjen e tij në një lagje të varfër të kryeqytetit Palma, pas një bastisje të bërë të martën.
Zyrtarët e Ministrisë së Brendshme e përshkruajnë atë si një "kërcënim për sigurinë kombëtare", në një deklaratë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
20/04/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































