Rekord në NBA: Shikoni 13 trepikëshat e të pandalshmit Stephen Curry (Video)

Mbrëmë janë zhvilluar shtatë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në NBA.
Padyshim që ndeshja kryesore ishte mes Golden State Warriors dhe New Orleans Pelicans, ku kjo e fundit pësoi humbje me rezultat 116:106.
Ylli i Golden State Stephen Curry në ndeshjen kundër Pelicans ishte i pandalshëm, transmeton Telegrafi.
Curry e mbylli ndeshjen me 46 pikë, ndërsa nga vija e treshit e theu rekordin që deri dje e mbanin Kobe Bryant dhe Donyell Marshall.
Këta dy të fundit kishin shënuar 12 tre pikësha brenda një ndeshje, ndërsa mbrëmë Curry realizoi 13 treshe.
Vlen të theksohet kjo ishte fitorja e pestë e luftëtarëve ndërsa pelikanët nuk e kanë fituar ndonjë ndeshje në NBA.
Rezultatet tjera:
Charlotte Bobcats 122-100 Indiana
Philadelphia 84-109 Utah
Washington 106-114 Houston
Chicago 112-80 Orlando
Okalhoma 97-85 Miami
Los Angeles Clippers 114-82 Detroit






















































