“Reka e Epërme dhe fshati Kiçinicë” edhe një libër për shqiptarët e Rekës së Epërme

Në ambientet e Këshillit të Komunës së Gostivarit mbrëmë u promovua libri “Reka e Epërme dhe fshati Kiçinicë” i autorit Branko Manojllovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Këtu gjendet edhe nipi imë Branisllav Sinadinovski me gruan e tij, Gordanën. Këtu janë edhe anëtarë të tjerë të familjes sime. Janë kunata ime dhe mbesa. Me fjalë tjera plasi akulli dhe tash ato janë me mua, sepse e kuptuan se e them të vërtetën. Kryetari Ali Ahmeti dhe kryetari Nevzat Bejta janë dy fletët e mi, dhe kur i shoh ato unë fluturoi si shqiponja dhe kaloi Korabin me vrap. Me nder qofshi”, u shpreh autori Branko Manojllovski.
Në cilësinë e nikoqirit, kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta vlerësoi lartë librin dhe kontributin e dhënë nga Branko Manojllovski në drejtim të vetëdijesimit të banorëve të Rekës së Epërme për origjinën e tyre shqiptare.
“Ishte dëshirë shpirtërore e mixhës Branko që të botonte dorëshkrimet e veta mbi Rekën e Epërme dhe fshatin Kiçinicë. Pasi është banor i Gostivarit, ia plotësuam dëshirën që promovimin e librit ta fillojë nga këtu. Rekasit kanë dhënë kontribut të madh nga koha e Rilindjes Kombëtare në të mirën e shoqërisë shqiptare. I pari nga rilindasit kombëtar nga Reka është Josif Bageri që la pas vetës dorëshkrime në gjuhën shqipe, dhe i dyti është axha Branko i cili gjeneratave të ardhshme ua len një dokument të rëndësishëm për historinë e Rekës së Epërme”, u shpreh Nevzat Bejta, i cili me këtë rast falënderoi Shoqatën Kulturore të Rekës së Epërme për angazhimin e treguar në organizimin e promovimit të librit.
Prezent ishte edhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti i cili tha ”Vendbanimi nga vijë unë tradicionalisht miqësi ka pasur me Rekën e Epërme. Që në moshë të vogël jam rritur me njohuri mbi Rekën. Zajazi ka marrë pjesë në dasmat e Rekës dhe pa lodrat e Zajazit nuk janë bë dasmat. Me familjen e axhës Branko njihemi që para 80 vitesh. Ku e njoha xha Brankon? Vendoset përmendorja e Josif Bagerit, kryetari i Komunës ma dha listën me donatorët, në mesin e tyre e lexova edhe Branko Manojllovskin. E thirra Nevzat Bejtën dhe e pyeta se kush është ky. Ka gati 10 vite kjo punë. Nevzati mu përgjigj që e njihte dhe bashkë me Izet Mexhitin e kishin vizituar në Çikago të Amerikës. Xha Branko është njëri prej kontribuuesve më të mëdhenj për ta thënë të vërtetën mbi shqiptarët e krishterë në Maqedoni. Ato janë vëllezërit tanë të një gjaku. Gjaku nuk bëhet ujë dhe gjaku nuk pihet”, tha mes të tjerash Ahmeti.
Promovimi i librit i cili është në tre gjuhë (shqip, maqedonisht dhe anglisht), u përmbyll me një koktej rasti në oborrin e Komunës së Gostivarit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në ‘Instagramin’ e grupit terrorist ‘Brigada e Veriut’

Mickoski: Komisioni Evropian duhet të dëgjojë dhe argumentet e qeverisë për rritjen e pagave, jo vetëm kërkesat e LSM-së

Për vitin e tretë me radhë, në Kosovë u organizua Festivali i Matematikës

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës