Regjistrohet tërmet në Ohër dhe Strugë

Një tërmet me intensitet prej tre deri në katër shkallë sipas shkallës makroseizmike evropiane është ndjerë këtë mëngjes rreth orës 05:09 në rajonin e Ohrit dhe të Strugës.
Sipas Observatorit Sizmologjik në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore në Shkup, epiqendra e tërmetit ka qenë 114 km në jug-perëndim të Shkupit dhe buron nga epiqendra e Ohrit.
Sipas të njëjtit institucion tërmeti pati një magnitudë prej 3,4 shkallëve sipas shkallës Rihter.
Nga
Telegrafi
11/05/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































