Regjistrohen 476 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2.781 testime për coronavirus, ndërsa 476 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej rasteve të reja në Shkup janë 270, Prilep - 25, Kumanovë - 24, Manastir - 21, Kavadar dhe Kërçova - nga 18, Gjevgjeli - 16, Veles - 13, Tetovë - 12, Gostivar - 9, Negotinë - 8, Ohër - 7, Struga dhe Kriva Pallanka - 5, Koçan - 4, Radovish dhe Kratovë - 3, Strumicë, Berovë, Bogdanci, Demir Hisar dhe Demir Kapi - 2, Resnjë, Dibër, Probishtip, Krushevë dhe Makedonska Kamenica - nga një.
Mga MSH informojnë se në 24 orët e fundit janë regjistruar 9 pacientë të vdekur, ndërsa nga sistemi "Termini im" janë paraqitur edhe 8 pacientë tjerë të vdekur, të cilët kanë ndërruar jetë në periudhën prej 16 shkurt deri 27 shkurt 2022.
Ndërsa ISHP ka regjistruar 524 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 297.738, prej të cilëve 285.280 janë shëruar, ndërsa 9.027 kanë ndërruar jetë.
Numri i rasteve aktive deri sot (1 mars) është 3.431./Telegrafi/

















































