Regjistrohen 389 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2.624, ndërsa 389 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej rasteve të reja në Shkup - 204, Manastir - 26, Veles - 22, Kumanovë dhe Prilep - 21, Kavadar - 20, Tetovë - 12, Kërçovë - 9, Resnjë - 7, Ohër dhe Shtip - 6 nga një, Gjevgjeli dhe Negotinë - 5 nga një, Vinicë - 4, Gostivari, Strumica, Koçani dhe Radovishi - nga 3, Sveti Nikole, Kriva Palanka dhe Kratovë - nga 2, Struga, Probishtip dhe Demir Hisar - nga 1.
MSH në 24 orët e fundit ka regjistruar 7 viktima, ndërsa nga sistemi "Termini im" janë paraqitur edhe 8 pacientë të vdekur, të cilët kanë ndërruar jetë në periudhën prej 19 shkurt deri 26 shkurt 2022.
Ndërsa ISHP ka regjistruar 749 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 299.049, prej të cilëve 287.127 janë shëruar, ndërsa 9.065 kanë ndërruar jetë.
Numri i rasteve aktive deri sot (4 mars) është 2.857./Telegrafi/



















































