Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 5.276 testime për coronavirus, ndërsa 164 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Tetovë - 60, Shkup - 34, Gostivar -21, Kumanovë dhe Manastir - nga 8, Strumicë, Kërçovë, Dibër - nga 5, Shtip, Koçan - nga 4, Prilep, Strugë - nga 3, Berovë - 2 dhe Ohër, Pehçevë - nga 1.


Nga MSH informojnë se kanë ndërruar jetë edhe tre pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19.

Ndërsa ISHP ka regjistruar 18 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 156.707, prej të cilëve 150.440 janë shëruar, ndërsa 5.497 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (4 gusht) është 770./Telegrafi/