LAJMI I FUNDIT:

Regjimi sirian kreu një sulm ajror mbi Idlib, ku la të vdekur 17 civilë

Regjimi sirian kreu një sulm ajror mbi Idlib, ku la të vdekur 17 civilë

Në mesin e të vrarëve, janë edhe dy fëmijë

Të paktën 17 civilë u vranë sot në sulmet ajrore nga regjimi i Bashar al-Asad në veriperëndim të Sirisë, ka bërë të ditur një agjenci lokale e mbrojtjes civile, transmeton Telegrafi.

Aeroplanët luftarak të regjimit sirian, kanë pasur në shënjestër qendrën e qytetit të Idlibit, rrethet Maarrat al-Numan dhe Saraqib dhe 11 fshatra në orët e mëngjesit, njoftuan Helmetat e Bardha.


Së paku shtatë njerëz u vranë në qendër të qytetit, gjashtë në fshatin Binnish, katër në fshatin Al-Nerab, duke përfshirë edhe dy fëmijë, ndërsa 50 të tjerë u plagosën. Pas sulmeve ajrore, ekipet e mbrojtjes civile filluan përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit.

Turqia njoftoi dje se një armëpushim i ri në Idlibin e tronditur nga dhuna – megjithëse “aktet e agresionit” tashmë janë të ndaluar zyrtarisht – është vendosur të fillojë sonte menjëherë pas mesnatës.

Derisa, një ditë më parë, në një deklaratë të ndarë, Ministria e Mbrojtjes së Rusisë, njoftoi për një armëpushim, do të fillonte rreth orëve të mesditës.

Megjithëse Turqia dhe Rusia ishin pajtuar, që në këtë zonë të kenë armëpushim dhe të mos vazhdojnë më sulmet, Siria ka organizuar sulme të ndryshme, duke lënë shumë viktima në njerëz dhe shkatërrime prone. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Amerika
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Amerika
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

Botë
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

Botë
Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?

Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?

Botë

"A doni që unë të shkoj të notoj?", Trump shkakton reagime të ashpra pas komenteve sarkastike mbi tragjedinë në Uashington

Amerika
Kalo në kategori