LAJMI I FUNDIT:

Regjim i veçantë trafiku në Shkup për festën e Pashkëve

Regjim i veçantë trafiku në Shkup për festën e Pashkëve

Regjim i veçantë i trafikut për disa rrugë në rajonin qendror të Qytetit të Shkupit dhe në komunat Gjorçe Petrov dhe Aerodrom do të vendoset këtë fundjavë më 27 dhe 28 prill me rastin e Pashkëve.

Ministria e Brendshme informoi se nesër nga ora 18, e deri në përfundim të ngjarjeve që lidhen me festën, në qendrën e Shkupit për qarkullim do të jetë i mbyllur bulevardi “Aradhat partizane” nga udhëkryqi me rrugën “Aminta treti” deri tek udhëkryqi me bulevardin ” OBRM“dhe bulevardi “Shën Klimenti i Ohrit ” nga udhëkryqi me bulevardin “Ilinden” deri te udhëkryqi me rrugën “Dimitrie Çupovski”.

Përveç kësaj, automjeteve të trafikut urban që kalojnë përmes urës “Goce Dellçev”, u ndryshohet rruga e lëvizjes dhe do të qarkullojnë përmes bulevardit “Ilinden” dhe përmes rrugës “Franklin Ruzvelt” do të kyçen në bulevardin “Aradhat partizane” ndërsa autobusët që kalojnë nëpër qendër të qytetit do të lëvizin nëpër rrugën “M.T. Golloganov” dhe nëpër rrugën “Franklin Ruzvelt” do të kyçen në bulevardin “Aradhat partizane”. Edhe në drejtim të kundërt autobusët do t’i përdorin rrugët e njëjta.


Në komunën Gjorçe Petrov sipas nevojës do të mbyllen për qarkullim rrugët nga kisha “Shën Pjetri dhe Pali” në të djathtë të bulevardit “Aradhat partizane” në të djathtë të rrugës “Gjorçe Petrov” në të majtë të rrugës “Vasil Çakalarov”, si dhe trafiku nga kisha ” Panteleimon” përmes rrugës “Demir Trajko” dhe në të majtë përmes rrugës ” Vasil Çakalarov” deri te ura hekurudhore mbi lumin Vardar. Në komunën e Aerodromit sipas nevojës për trafik do të jenë të mbyllura rrugët që çojnë drejt fshatit Lisiçe.

MPB apelon deri te qytetarët që t’i respektojnë rregullat e trafikut dhe rregulloret, si dhe urdhrat e lëshuara nga punonjësit e policisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Politikë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

Lajme
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
Kalo në kategori